AlbanianSport.com 28/02/2019 23:55
ASNN – Klubi anglez fiton miliardat nga marrëveshja me “Puma”-n. Kompania “Nike” i jepte Mançester Sitit një shumë prej 24 milionë Euro në sezon, por me një marrëveshje të re, klubi i “qytetarëve” anglezë do të përfitojë tre herë më shumë. Sikur të mos mjaftonin miliardat e sheikut Mansur Bin Zajed Al Nahian, në arkat e Mançester Sitit do të hyjnë në vijim 750 milionë Euro.
Kontrata do të jetë 10-vjeçare dhe i bie që “Qytetarët” të fitojnë nga kjo marrëveshje plot 75 milionë Euro në një sezon. Dhe këtë ia ofron kompania “Puma”, një marrëveshje. Trefish më shumë përfitime nga kompania e mëparshme, që do të thotë se Mançester Siti do të arkëtojë miliarda në vitet në vijim.
Është parashikuar që “Puma” të ketë kontrata individuale me emra të tillë si Vincent Kompani, Serxhio Aguerro, Da Silva, por siç mësohet nga informacionet që jep vetë kompania e madhe gjermane do të ketë marrëveshje dhe me emra të tillë si Leroi Sane dhe Kevin De Bryjn.
Nga klubet e njohura evropiane, kontrata më fitimprurëse me sponsorët teknikë kanë Barcelona me 116 milionë Euro në sezon (marrëveshje me “Nike” për periudhën 2018-2028), Mançester Junajtid me 100 milionë Euro në sezon me kompaninë “Adidas” në vitet 2015-2025.