AlbanianSport.com 28/02/2019 17:30
ASNN – Trajneri i sapoemëruar shpalos për RTSH-në pritshmëritë dhe synimet e skuadrës, flet edhe për të huajt. Kombëtarja nuk është fryt i një njeriu të vetëm por i një sërë faktorësh dhe, për trajnerin e ri të koshit kuqezi, Afrim Bilali, vetëm ndërthurja e të gjithë këtyre faktorëve do të sjellë rezultate.
Ish-basketbollisti i njohur kuqezi ka filozofinë e tij të ndërtimit të skuadrës dhe besoj tek potenciali i grupit të lojtarëve. Ka qenë gjatë këtyre viteve të fundit zëvendës-trajner i Kombëtares dhe tanimë e gjen veten në detyrën e trajnerit të parë të Kombëtares së meshkujve.
Por Afrim Bilali e ka të qartë se suksesi nuk arrihet nga një njeri i vetëm. Ish-basketbollisti i njohur kuqezi ka filozofinë e tij të ndërtimit të skuadrës dhe besoj tek potenciali i grupit të lojtarëve. 39-vjeçari sidoqoftë e pohon se, për të mirën e Kombëtares, lipset kufizim i numrit të lojtarëve të huaj në kampionat.
Kombëtarja kuqezi do të përballet në grupin e saj eliminator me Danimarkën dhe Bjellorusinë dhe ndeshjet do të luhen gjatë gushtit të këtij viti.