Prirja e Superiores: Partizani për titull, Tirana e Kastrioti për… Evropë(!?)

Share Button

AlbanianSport.com 27/02/2019 20:15

ASNN – Me mbylljen e merkatos së dimrit dhe njëherësh nisjen e fazës së tretë të Kategorisë Superiore, skuadrat po prezantojnë kapacitetet e tyre sportive brenda objektivave që kanë, por një pjesë e kanë humbur ritmin e dy fazave të para, sikurse janë Kukësi dhe Teuta, të cilat janë shkëputur paksa nga kreu, ndërkohë që çudinë po e bëjnë dy skuadra që ishin në vendet e fundit dhe tani po kërcënojnë çdo skuadër që u del përpara dhe që janë Tirana e Kastrioti.

Ka një të dhënë interesante që lidhet me trendin e skuadrave dhe për këtë vjen në ndihmë numri i fitoreve, barazime dhe humbjeve gjatë javëve të fundit. Duke marrë për bazë 5 takimet e fundit, ku 4 janë të fazës së 3-të dhe që i përkasin vitit 2019, konstatohet se Partizani ka ecurinë më të mirë në Superiore, një prirje pozitive dhe i qëndrueshëm, i denjë për titullin. Në 5 takimet e fundit, të kuqtë kanë siguruar 4 fitore e një humbje, pra kanë grumbulluar 12 pikë.

Fill pas tyre renditet Tirana, e cila ka siguruar 3 fitore e dy barazime. Pra plot 11 pikë. Por ndryshe nga Partizani, Tirana nuk e njeh humbjen, gjë që do të thotë se e ka kaluar situatën e vështirë dhe është future në rrugën e qëndrueshmërisë së rezultateve, duke kërcënuar edhe skuadrat rivale të kreut, pasi me këtë ritëm mund të futet në garë për një vend në Ligën e Evropës. Duket e habitshme por pas dy skuadrave të kryeqytetit, ekipi me ecurinë më të mirë të javëve të fundit është Kastrioti.

Ka grumbulluar 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit, me një mesatare 2 pikësh për ndeshje. Tre fitore, një humbje e një barazim janë dëshmi se Kastrioti nuk është rastësi. Ka lënë vendin e fundit dhe është në të parafundit, pra është në rrugën e duhur në garën për mbijetesë. Çuditërisht, një ecuri të mirë ka pasur edhe Luftëtari i Julian Ahmatajt, që ka siguruar 8 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Padyshim, dy skuadrat me ecurinë më të dobët janë Skënderbeu me një fitore e 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, si dhe Kamza.

Në 5 takimet e fundit, Kamza ka vetëm një barazim, pra vetëm një pikë dhe dëshmohet si një prej skuadrave që rrezikon rënien e pashmangshme nga Superiorja.

 

Ecuria e skuadrave të Superiores në 5 ndeshjet e fundit:

 

Nr.       Skuadra         F.         B.        H.        Pikë

  1. Partizani        4          0          1          12
  2. Tirana             3          2          0          11
  3. Kastrioti          3          1          1          10
  4. Luftëtari         2          2          1            8
  5. Kukësi            2          1          2            7
  6. Teuta              1          3          1            6
  7. Laçi                 1          2          2            5
  8. Flamurtari      1          2          2            5
  9. Skënderbeu  1          0          4            3
  10. Kamza 0          1          0            1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh