AlbanianSport.com 22/02/2019 20:25
ASNN – Në Nion të Zvicrës u hodh të premten shorti për duelet e turit të 16-shes së Ligës së Evropës, ku përgjithësisht goglat u treguan dashamirëse për ekipet e mëdha, të cilat kanë shanse në bazë të këtij shorti që të shkojnë në çerekfinale. Padyshim, i pakënaqur është vetëm Interi, të cilit goglat i rezervuan përballë Eintrahtin e Frankfurtit.
Një skuadër që ka potencial të madhe dhe realisht është kundërshtar shumë i fortë për zikaltrit. Në duelet e tjera ekipet e mëdha dukshëm janë favorite. Kështu, Arsenalit i ra në short skuadra franceze e Renës, e cila nuk pritet t’i shkaktojë probleme ekipit të madh të Londrës.
Një duel interesant është dhe ai midis Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe Vijarealit, por rusët janë favoritë në këtë tur. Dy skuadrat e mdha spanjolle, Sevilja dhe Valencia, nuk besohet se do të kenë probleme për të shkuar në turin tjetër, atë çerekfinal, pasi shorti iu rezervoi kundërshtarë të pranueshëm, siç janë Sllavia e Pragës dhe Krasnodari.
Duel mjaft interesant është dhe ai midis Çellsit dhe Dinamos së Kievit, ku favoritë janë padyshim anglezët, si dhe Dinamo e Zagrebit me Benfikën, një duel ku favoritë shihen portugezët. Ndeshjet e para të turit të 16-shes së Ligës së Evropës luhen më 7 mars 2019, ndërsa ato të kthimit, një javë më pas, më 14 mars 2019.
Liga e Evropës 2018
Shorti i turit të 16-shes:
Çellsi – Dinamo Kiev
Eintraht Frankfurt – Inter
Dinamo Zagreb – Benfika
Napoli – Salcburg
Valencia – Krasnodar
Sevilja – Sllavia Praga
Arsenal – Renë
Zenit Shën Pjetërburg – Vijareal