AlbanianSport.com 22/02/2019 16:15
ASNN – Viti 2018 pa Luka Modriç të fitonte shumicën e trofeve individual në futboll, pasi ai shkëlqeu me Realin e Madridit me të cilin fitoi Ligën e Kampioneve, kurse me përfaqësuesen kroate arriti deri në finale të Botërorit “Rusi 2018”. Ishte një sukses i madh për të në planin individual dhe suksesi më i madh ishte “Topi i Artë” si futbollisti më i mirë në botë për 2018-ën. Por çmimet indivudale s’paskan fund për kroatin Luka Modriç.
Së fundmi, Instituti i Historisë dhe i Statistikave në Futboll (IFFHS) i ka dhënë atij çmimin e “Organizatorit më të Mirë” për vitin 2018, një çmim sa simbolik, aq dhe të rëndësishëm, sepse edhe si organizator dhe lojtar kreativ ai thyen të pakonkurrueshmin Lionel Mesi, i cili shquhet si futbollist i mrekullueshëm sa u përket pasimeve. Votimi u bë nga ekspertë futbolli prej 90 vendesh të botës dhe 272 vota shkuan për mesfushorin kroat të Realit të Madridit.
Në vend të dytë u rendit Leo Mesi i Barcelonës dhe Argjentinës, me 144 vota, kurse në vend të 3-të Eden Hazard i Çellsit dhe përfaqësueses belge me 114 vota. Në 5-shen e parë përfshihen edhe Kevin de Bryjne i Belgjikës dhe Mançester Sitit, me 36 vota, dhe vetëm i 5-ti, braziliani Nejmar, me 18 vota. Ndërkohë, portieri më i mirë i vitit 2018, gjithmonë sipas IFFHS-së, është belgu Kurtua, i cili është aktualisht pjesë e Realit të Madridit.
Kujtojmë dhe një herë se Luka Modriç nuk la asgjë për të tjerët nga çmimet e më të mirëve që u dhanë për vitin 2018. Ai mori çmimin e FIFA-s, të UEFA-s, “Topin e Artë” të Botërorit, “Topin e Artë” nga “France Football”, pra të gjitha.