AlbanianSport.com 21/02/2019 21:05
ASNN – Hidhet shorti, vajzat kuqezi mësojnë kundërshtaret dhe datat e ndeshjeve për Evropianin 2021. Ekipi kombëtar i femrave mësoi sot kundërshtaret e saj në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të kësaj gjinie që zhvillohet në vitin 2021.
Dhe ekipi përfaqësues i vajzave do të jetë në grupin E. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, vuri përballë përfaqësueses së Shqipërisë ekipet e Skocisë, Finlandës, Portugalisë dhe Qipros.
Janë rivale shumë të forta, por jo të pakalueshme, të cilëve ekipi kuqezi do t’u vihet me plot pasion e përkushtim. Ndërkohë, menjëherë pasi u hodhën goglat u përcaktua edhe kalendari i ndeshjeve.
Dhe ndeshjet nisin më 2 shtator të këtij viti për t’u mbyllur në shtator të vitit 2020. Pra një vit ndeshje si kohëzgjatje, por në realitet do të jenë 8 takime, ku ambiciet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani do të jetë të kapë një nga dy vendet e para.
Megjithëse kjo do të jetë shumë e vështirë. Finalet e këtij turneu do të zhvillohet në muajin korrik të vitit 2021 në Angli. Më poshtë jepen datat e ndeshjeve dhe duelet e skuadrës përfaqësuese të femrave të Shqipërisë.
2 shtator 2019 Shqipëri – Finlandë
4 tetor 2019 Shqipëri – Portugali
8 tetor 2019 Finlandë – Shqipëri
8 nëntor 2019 Shqipëri – Skoci
11 mars 2020 Qipro – Shqipëri
5 qershor 2020 Skoci – Shqipëri
18 shtator 2020 Shqipëri – Qipro
22 shtator 2020 Portugali – Shqipëri