AlbanianSport.com 20/02/2019 22:55
ASNN – Atletiko hedh në “tapet” Juventusin, djemtë e Simeonesmposhtin 2-0 “Zonjën e Vjetër”. Kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve, ajo midis Atletikos së Madridit dhe Juventusit, luajtur në kuadër të 1/8 e finales, dhuroi emocione të forta dhe spektakël, por e mbyllur me triumfin e spanjollëve 2-0, një sukses që i jep shanse Atletikos së trajnerit Diego Simeone të kalojë në turin tjetër të kësaj veprimtarie. Shenjat e një ndeshje të madhe u dhanë që në fillim.
Aty ku të dyja skuadrat tentuan të merrnin kontrollin e mesfushës, por edhe veprimeve taktike të nivelit të lartë. Sinjalin e parë të fortë e dha Ronaldo me një gjuajtje nga goditja e dënimit që grushtohet nga portieri i Atletikos, ndërsa më pas do të vinin disa aksione interesante dhe me shumë sharm nga Atletiko, por portieri Sheznji i Juventusit u tregua në lartësinë e duhur. Brenda pjesës së parë Atletiko pretendoi 11-metërsh dhe gjyqtari e dha fillimisht.
Por që më pas u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës dhe që u ekzekutua mirë nga Griezman por portieri largoi jashtë për një goditje këndi. Në pjesën e dytë Juventusi u përpoq të ruante të njëjtën skemë, në mënyrë që të mos rrezikonte, por me kalimin e minutave, loja agresive dhe pasionante e Atletikos japin efektet e duhura. Brenda 5 minutash, konkretisht në minutën e 78-të me anë të Himenezit dhe në të 83-ën, me anë të Godinit, Atletiko hedh në tapet Juventusin.
Duke marrë fitoren dhe duke vështirësuar objektivin e “Zonjës së Vjetër”. Pra Atletiko e Madridit fiton duelin e parë në këtë fazë ndaj Juventusit me shifrat e pastra 2-0 dhe sheh drejt çerekfinales, ndërsa Juventusit i mbetet të bëjë maksimumin në duelin e kthimit për të shpresuar të qëndrojë ende në garë.