AlbanianSport.com 20/02/2019 21:05
ASNN – Çiklistët më të mëdhenj të historisë, në 10 më të mirët edhe një grua, Lens Armstrong, midis admirimit dhe urrejtjes. Në historinë e tij 149-vjeçare, çiklizmi si sport ka pasur disa sportistë të tmerrshëm që konkurrojnë jo vetëm në rrugë, por edhe në peloton (pistën) e famshme profesionale.
AlbanianSport.com do të sjellë për lexuesit në këtë rubrikë një radhitje të 10 sportistëve më të mëdhenj në historinë e çiklizmit botëror. Nuk është e lehtë, por as e vështirë. Ky sport është mjaft i ndjekur, por edhe mjaft i vështirë, sa i fortë aq dhe i njollosur nga dopingu. Çiklizmi është në të vërtetë një histori më vete në fushën e sportit.
Hartimi i një liste me 10 ciklistët më të mirë të të gjitha kohërave është një detyrë shumë e vështirë, kryesisht subjektive. Megjithatë, në renditjen e mëposhtme është bërë një zgjedhje që duket se i bashkon të gjithë. Është një zgjedhje për 10 ciklistët më të mirë që kanë garuar në rrugë dhe kanë shkruar histori me sukseset e tyre.
Ky është një sport shumë emocionues, që ka adrenalinë, ku gërshetohet forca, qëndrueshmëria, talenti, intuita, befasia, përgatitja psikologjike, efekti mbështetës i turmës, mëria, shpejtësia në veprime, por shpesh edhe hiletë, nga më të pabesueshmet. Lens Armstrong është, sigurisht, në këtë listë.
Por me urrejtje po përfshihet në radhët e më të mirëve të historisë, sepse deklaratat e tij për përdorim dopingu, jo vetëm ia kanë hequr titujt, por e kanë njollosur jo pak çiklizmin, si sport ku përdorimi i substancave ka kapur majat e shkencës në mënyrën e kamuflimit dhe përdorimit të laboratorëve të sofistikuar për shpëlarjen e substancave të ndaluara.
Vijon nesër…