Tifozët e Bajernit, ironi me çmimin e biletave, anglezët i duartrokasin

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2019 19:15

ASNN – Moment emocionues në “Enfilld”, tifozët e Bajernit parullë ironike për çmimin e biletave, një mënyrë proteste fine, të cilës iu bashkuan edhe tifozët e Liverpulit. Pikërisht në minutën e 50-të, plasën duartrokitjet e të dy palëve, duke dëshmuar se edhe tifozët më armiq e kuptojnë që çmimi i biletave është i shtrenjtë pavarësisht nivelit të lartë të klubeve dhe të veprimtarisë.

Ishin dy momente që morën vëmendje në këtë protestë të tifozëve bavarezë. E para se çmimi i biletës për tifozët udhëtues, pra ata gjermanë, ishte 55 stërlina, kurse për tifozët anglezë 48 stërlina. Kjo diferencë, në dukje e papërfillshme, është parë si fyerje nga tifozët e skuadrës bavareze. Më pas vinte pjesa e dytë e parullës ku thuhej se lakmia nuk njeh kufij dhe se 20 stërlina do të ishte një çmim që do t’i kishte lënë të kënaqur të gjithë palët.

Ky qëndrim u ka pëlquer mjaft edhe tifozëve të Liverpulit që janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur për një minutë rresht, si shenjë respekti dhe miratimi, duke dëshmuar se “armiqtë” bëhen bashkë kur dikush tjetër fut duart në xhepat e tyre. “Bileta për ndeshjen në udhëtim: LFC 48 stërlina. FCB 55 euro. Lakmia nuk njeh kufi! Njëzet është mjaftueshëm”, shkruhej në banderolën që shpalosën në stadium tifozët gjermanë të Bajernit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh