AlbanianSport.com 18/02/2019 23:45
ASNN – Mançester Junajtid kualifikohet në çerekfinale të “FA Cup”, Çellsi mposhtet dhe Sarri rrezikon shkarkimin. Të hënën në mbrëmje Mancester Junajtid korri një fitore të rëndësishme në Kupën e Anglisë (FA Cup), ku mundi në kuadër të turit të 16-shes skuadrën e Çellsit, me rezultatin e pastër 2-0. Kjo fitore e çon Mançester Junajtidin e trajnerit Ole Gunar Solskjaer në çerekfinale.
Kurse Çellsi i trajnerit Mauricio Sarri eliminohet. Ky eliminim rrezikon tani seriozisht stolin trajnerit Sarri, i cili pret tashmë “telefonatën” e largimit nga drejtuesit e klubit. Është një situatë e zymtë për blutë e Londrës që bëjnë lojë të mirë, por nuk arrijnë të marrin rezultatin e duhur. Në duelin e së hënës, Çellsi e dominoi takimin, por kjo nuk mjaftoi, sepse golat i bënë “Djajtë e kuq”.
Kështu, Andes Herrera në minutën e 31-të dhe Pol Pogba në minutën e 45-të shënuan golat e fitores për Mançester Junajtid, një fitore që i con ata automatikisht në turin tjetër, domethënë në çerekfinale. Mbetet të shihet e ardhmja, si për Mançester Junajtid, i cili e synon trofeun në këtë veprimtari, por edhe për Çellsin, i cili po vuan për mungesë rezultatesh dhe ku në qendër të vëmendjes është vetë trajneri italian Sarri.