AlbanianSport.com 18/02/2019 20:55
ASNN – Kampionati Amerikan i Basketbollit (NBA) është më i forti dhe më spektakolari në botë. Dihet që nuk është vetëm profesionalizmi kriter themelor, por është fakt që basketbollistët që luajnë në NBA janë edhe shumë të lartë, madje ata më të mirët i kalojnë 210 centimetrat.
“AlbanianSport.com” do të sjellë për lexuesit në këtë rubrikë, emrat e basketbollistëve më të lartë që kanë luajtur ndonjëherë në kampionatin amerikan të basketbollit, që janë njëherësh dhe lojtarët më të gjatë të basketbollit në botë. Kemi përzgjedhur një listë me 5 basketbollistët më të gjatë që kanë luajtur në SHBA.
Por jashtë listës mbetet një kinez, San Mingming, i cili është më i larti nga të gjithë, me 236 centimetër, por ai njihet si profesionist vetëm në Kinë e jo në NBA amerikane. Në listën e mëposhtme basketbollisti më i gjatë llogaritet rumuni George (apo Xhorxh) Muresan, i gjatë 231 cm, por në shumë burime të tjera ai llogaritet 234 centimetër.
Në të dy rastet ai mban kreun e listës së basketbollistëve më të gjatë që kanë luajtur në NBA. Në 10-she, pavarësisht se nuk është përfshirë kinezi më i gjatë që luan basketboll, është një lojtar kinez që është aktivizuar vite më parë në NBA dhe ai është Zhao Ming, i gjatë 229 centimetër.
Një nga më të gjatët që kanë luajtur ndonjëherë në SHBA, për më tepër kinez, nga një vend ku njerëzit në mesataren e tyre janë të shkurtër. Në fakt, kjo listë të bën përshtypje për faktin se përveç njërit, që ka nënshtetësi gjermano-amerikane, të 4 të tjerët nuk janë amerikanë.
- George (Xhorxh) Muresan – 2 m e 31 cm
Rumini shtatlartë ka qenë një basketbollist profesionist që ka luajtur me Nju Xhersin midis viteve 1998-2000, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Uashington Bullets (1993-1997). I njihur ndryshe si “Gita”, ai peshonte 143 kg dhe llogaritet si një ;prej basketbollistëve më trupmëdhenj që kanë zbritur ndonjëherë në parket.
Madje ai llogaritet edhe si një ndër njerëzit më të gjatë në botë. Për Muresanin ka të dhëna edhe të dyshimta, sepse pretendimet e palës rumune janë që ai ëstë i gjatë 234 cm, por zyrtarisht në NBA ai konsiderohet i gjatë 231 centimetër, shifër që e mban sidoqoftë në vend të parë.
- Manute Bol – 2 m e 31 cm
Basketbollisti me origjinë nga Sudani konsiderohet ndër më të gjatët që ka luajtur ndonjëherë në basketbollin amerikan. Ai mban vendin e dytë në listën e top-5 basketbollistëve më të gjatë që kanë luajtur në NBA me 231 cm. Nuk dihet shkaku pse është në vend të dytë e jo në të parin.
Por e sigurt është se Boli ka peshuar vetëm 91 kg, çka i ka dhënë arrijë lehtësi në manovrim dhe të jetë basketbollist cilësor. Boli ka luajtur me skuadra si Gollden Stejt Uorriers (1988-1990), Filadelfia 76-ërs (1990-1993). Në historinë e NBA-së, ai llogaritet si një prej basketbollistëve më të mirë bllokues dhe kjo falë shtatlartësisë së tij.
- Shon Bredli – 2 m e 29 cm
Amerikani Shaun Bredli llogaritet si një prej basketbollistëve më të gjatë në historinë e NBA-së. Ai ka peshuar 125 kg. është një basketbollist me dy nënshtetësi, amerikane dhe gjermane, ndërsa ka luajtur për disa skuadra të njohura amerikane si Filadelfia 76-ërs (1993-1995), Nju Xhersin (1995-1997), Dallas Maveriks (1997-2005). Padyshim, një gjigand në parket.
- Zhao Ming – 2 m e 29 cm
Një kinez në listën e 5 basketbollistëve më të gjatë që kanë luajtur në NBA. Basketbollist i përfaqësueses së Kinës dhe simbol triumfi i komunistëve kinezë që sfidonin supefuqinë e basketbollit botëror me të njëjtën “armë”. Kinezi gjigand 2 m e 29 cm i lartë, me peshë trupore 141 kg, ka luajtur me Hjuston Rokets midis viteve 2001 deri më 2011.
Pra një dhjetëvjeçar në NBA-në amerikane dhe kjo është arritje e jashtëzakonshme e Mingut. Madje kinezi Ming llogaritet si lojtari më i gjatë që ka luajtur në Ndeshjen e Yjeve dhe lojtari më i gjatë që është përfshirë në Hollin e Famës së Basketbollit. Duke pasur parasysh se kinezët në tërësi jaë të shkurtër, një gjigand si Ming duket “anomali e pashpjegueshme”.
- Sim Bhullar – 2 m e 26 cm
Ky është indiani i parë i vetëm në këto përmasa që ka luajtur në NBA. Madje ai ka një rekord interesant që është futur në këtë listë. Luajti 16 sekonda në debutimin e tij me Kanada Sakramento Kings më 17 prill të vitit 2015. Indiani kishte dhe një veçanti tjetër, që lidhej me peshën trupore, pasi peshonte plot 163 kg. Diçka e pazakontë për lojtarë që duhet të jenë të gjatë, por jo në peshë shumë të madhe, sepse bie shpejtësia.
Sidoqoftë, një indian 226 centimetër i gjatë i duhej kësaj liste. Por duhet pranuar se me këtë lartësi, 226 centimetër, në NBA kanë luajtur dhe 3 basketbollistë të tjerë e konkretisht: amerikani Çak Neviti, i cili ka luajtur me Hjustonin, Lejkërsat, Detroitin Pistonsat dhe Çikago Bulls në të njëjtën periudhë me Majkëll Xhordanin; Pavel Podkolzin i Rusisë, që ka luajtur me Dallas Maveriks, si dhe malazezi Sllavko Vranesh, që ka luajtur me Portlend Trejlblezërs.