AlbanianSport.com 18/02/2019 20:00
ASNN – Në Kosovë sot u luajt një ndeshje derbi midis Prishtinës dhe Flamurtarit, ku fitoi Flamurtari me rezultatin 2-0. Ishte një ndeshje që shkoi keq për trajnerin Mirel Josa. Sepse, pavarësisht se Flamurtari mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 20-të, ia doli ta fitojë takimin, duke shtangur Prishtinën dhe vetë trajnerin tiranas të saj. Ndeshja u luajt në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshjen e vendosën golat e Alban Shillovës dhe Egzon Krasniqit brenda pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, Prishtina e Josës, edhe pse krijoi volum të madh loje, nuk ia doli të shënojë asnjë gol. Kjo ishte meritë e Flamurtarit që u mbrojt me kujdes dhe ia doli të marrë një fitore të rëndësishme në derbi. Pati një tjetër fitues të madh në këtë javë të Superligës së Kosovës.
Është Feronikeli, i cili merr edhe kryesimin e kampionatit, pikërisht falë disfatës që pësoi Prishtina. Feronikeli mundi në Prizren Lirinë me rezultatin 2-0, duke marrë 3 pikë që e ngjisin në kryesim. Tani pozitat janë të tilla që: Feronikeli ka 42 pikë, Prishtina e dyta 40 pikë dhe Llapi në vend të tretë me 38 pikë.