Atletikë / Franko Burraj: E prisja këtë rekord të ri kombëtar në 400 metra

Share Button

AlbanianSport.com 17/02/2019 16:50

ASNN – Atletika ka një të ri që po spikat dhe ai është Franko Burraj, atleti i garës së 400 metrave. Sportisti bëri një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura (Indoor) që u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Atleti shkodran ishte në një ditë të përsosur për të shënuar rezultatin perfekt. Rivaliteti në garën e 400 metrave ishte shumë i fortë dhe pavarësisht se Burraj kishte konkurrencë, ia doli të ngjitet në podium, pasi fitoi medaljen e bronztë si vend i 3-të në këtë garë.

Ai regjistroi kohën 47 sekonda e 76 të qindtat, duke regjistruar kështu një rekord të ri kombëtar. 21-vjeçari e uli kohën e tij në këtë garë me afro gjysmë sekonde, pasi rekordi i mëparshëm i regjistruar prej tij pak javë më parë ishte 48 sekonda e 22 të qindtat. Ky rezultat shënon një pikë kthese të fortë për atletin shkodran, pasi përmirësimi i rekordit kombëtar me gjysmë sekonde në një harku të shkurtër kohor, është një arritje fenomenale dhe tregon se sportisti mund të bëjë “mrekulli” në muajt në vijim.

Tashmë Franko Burraj mund të llogaritet si një prej atletëve fenomenalë të Shqipërisë, me shanse të mëdha për të qenë kampion Ballkani dhe Evrope, sepse është në rrugën e duhur të rezultateve. “E prisja këtë rezultat pasi jam stërvitur mirë dhe ndihem në formë të mirë, – tha ai pas garës. – Tani ambicia ime është të thyej rekordin në 200 metra. Më presin objektiva të rëndësishëm, ku i radhës është kampionati Evropian i Nën-23-vjeçarëve.”

“Po ashtu, dëshiroj të kap normën që të jem pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Dohas”, – përfundoi kampioni shkodran dhe rekordmeni kombëtar i 400 metrave, Franko Burraj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh