Goga Basket nuk e lëshon kreun e renditjes, Teuta & Partizani e ndjekin

Share Button

AlbanianSport.com 17/02/2019 11:20

ASNN – Basketbolli i meshkujve vijon të dhurojë surpriza dhe emocione javë pas jave. Të shtunën ishte radha e skuadrave të Durrësit të tregojnë vlerat e tyre në parket dhe në të njëjtën kohë duke diktuar të gjithë ritmin dhe klasifikimin në Superligë, dëshmuar me fitoret e Teutës dhe të Goga Basket ndaj rivalëve të tyre në kuadër të javës së 12-të të kampionatit. Kështu, Teuta mundi bindshëm Vllazninë me rezultatin 99-77, duke ruajtur ritmin me skuadrën e Goga Basketit, e cila fitoi duelin e saj me Tiranën me rezultatin 84-71.

Sa i takon Goga Basketit, ekipi privat i Durrësit korri fitore bindëse me Tiranën, megjithëse bardheblutë janë “kockë e fortë” në kampionatin e meshkujve. Fitoi skuadra e trajnerit të ri, Melzin Lazimi, me rezultatin 84-71, në një ndeshje që shfaqi cilësi, rivalitet dhe bukuri. 10-minutëshi i parë përfundoi me shifrat 24-13, në favor të skuadrës durrsake, ndërsa në 10-minutëshin e dytë ishte Tirana që regjistroi një fitore të thellë me shifrat 27-15. Pra në përfundimin e dy pjesëve të para Tirana udhëhiqte 40-39, duke e bërë enigmatike vazhdimësinë e kësaj ndeshje sa i takon rezultatit.

Sidoqoftë, në 10-minutëshin e tretë fitoi Goga Basket 23-16, duke e përmbysur rezultatin dhe do t’iu vinte kapak fitores në 10-minutëshin e katërt dhe të fundit duke fituar me shifrat 22-15 dhe duke merituar fitoren. Sa i takon Teutës, skuadra e “Djemve të detit” as e vuri në diskutim fitoren, duke e nisur bindshëm dhe duke thelluar rezultatin minutë pas minute. Në të vërtetë, fitorja nuk ishte aq e lehtë, pasi shkodranët rezistuan dhe tentuan të surprizonin në mjaft raste, por përballë një skuadra si Teuta e këtij sezoni, çdo gjë dukej e pamundur.

10-minutëshi i parë përfundoi me shifrat 23-20 në favor të Teutës, kurse 10-minutëshi i dytë u fitua nga shkodranët 23-22. Ishin dy pjesë loje që shfaqën ekuilibër të plotë në lojë dhe në rezultat, pasi në pushimin e madh të ndeshjes Teuta udhëhiqte me vetëm dy pikë, konkretisht me rezultatin 45-43. Në 10-minutëshin e tretë Teuta bëri diferencën në parket falë lojës së saj ofensive dhe saktësisë në goditje, duke fituar me shifrat 30-21. Edhe 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ishte në krahun e Teutës, që e fitoi atë me shifrat 24-13, duke bërë kështu diferencën e duhur për ta fituar duelin.

Dhe “Djemtë e detit” fitojnë me rezultatin 99-77, me 22 pikë diferencë, duke e merituar fitoren dhe falë dypikëshit të marrë shkon në 21 pikë, vetëm një pikë më pak se Goga Basket që mban vendin e parë. Java e 12-të e Superligës së Meshkujve në basketboll nisi të premten me ndeshjen Kamza Basket-Partizani, e cila përfundoi me fitoren e thellë të të kuqve 94-46. Pra një fitore me dyfishin e pikëve, e cila nuk pati kurrfarë historie sepse kamzalinjtë ishin të dobët dhe të pamundur për të rivalizuar me ekipin e konsoliduar e pretendent të trajnerit Arben Fagu.

10-minutëshi i parë përfundoi me shifrat 15-24, ndërsa i dyti ishte mjaft i rëndë për Kamza Basket, sepse humbi me shifrat 2-15. Në 10-minutëshin e tretë Partizani vijoi të dominojë lojën dhe rezultatin, duke thelluar edhe më tej shifrat, pasi e fitoi këtë pjesë me shifrat 13-27. 10-minutëshi i katërt dhe i fundit përfundoi me shifrat 16-28, po në favor të të kuqve, të cilët e fitojnë krejt ndeshjen 94-46. Falë suksesit të djeshëm, Goga Basket mban kreun e renditjes me 22 pikë, duke lënë pas Teutën dhe Partizanin që kanë përkatësisht 21 dhe 20 pikë.

Kuptohet, Tiranën nuk e ndihmon kjo humbje, por ruan vendin e 4-t me 17 pikë. Por tani Tirana kërcënohet nga Kamza që ka 15 pikë. Më poshtë jepen rezultatet e javës së 12-të të Superligës së meshkujve dhe renditja e skuadrave.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Superliga

 

Java e 12-të:

 

Të premten, 15 shkurt 2019:

Kamza Basket – Partizani   46-94

(15-24, 2-15, 13-27, 16-28)

 

Të shtunën, 16 shkurt 2019:

Goga Basket – Tirana          84-71

(24-13, 15-27, 23-16, 22-15)

 

Teuta – Vllaznia                    99-77

(23-20, 22-23, 30-21, 24-13)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Pikë

  1. Goga Basket             12        10          2        22
  2. Teuta                          12          9          3        19
  3. Partizani                    12          8          4        20
  4. Tirana                         12          5          7        17
  5. Kamza Basket          12          3          9        15
  6. Vllaznia                     12          1        11        13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh