AlbanianSport.com 16/02/2019 17:35
ASNN – Vllaznia mposhtur Vorën me rezultatin tenistik 6-1, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Arsid Kruja hapi serinë e golave për Vllazninë, duke realizuar pas vetëm 5 minutash lojë.
Por shkodranët duhet të presin deri në fund të pjesës së parë për të gjetur golin e dytë, me anë të Ardit Krymit. Pjesa e dytë nis me një gol tjetër të shkodranëve, të shënuar në minutën e 48-të nga Arsen Hajdari. Detyra e Vllaznisë do të bëhet më e lehtë në minutën e 54-t.
Atëherë kur Deliallisi ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Vorën me 10 lojtarë. 8 minuta më pas, Rodriges gjen golin e 4-të të Vllaznisë. Në 11 minutat e fundit do të vijnë edhe dy gola të tjerë të kuqebluve, me anë të Ezimakës, i cili realizon fillimisht në minutën e 79-të.
4 minuta më pas, Ezimaka firmos dygolëshin e tij në këtë ndeshje. Vora do ta gjejë sidoqoftë golin e ngushëllimit në minutën e parë shtesë. Vllaznia fiton kështu 6-1 dhe përfiton më së miri nga humbja minimale e Erzenit në fushën e Shënkollit, duke u shkëputur në plot 10 pikë krye të renditjes së Grupit A të Kategorisë së Parë.