AlbanianSport.com 15/02/2019 12:35
ASNN – FSHF ndërron mendja, dueli me Turqinë do të luhet në Shkodër, nxjerr edhe çmimet e biletave. Ndeshja e parë e grupit H të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të vitit 2020 do të luhet më 22 mars dhe për shqiptarët ndeshja e parë në grup do të jetë ndaj Turqisë, takim që do të zhvillohet më 22 mars, ditën që besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin.
Në fillim besohej se ndeshja me Turqinë do të luhej në Elbasan, në Stadiumin “Elbasan Arena”, por FSHF, nëpërmjet një njoftimi të ditës së premte informon se dueli me turqit do të luhet më 22 mars 2019 në Stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Në kuadër të kësaj ndeshjeje, federate ka nxjerrë në treg edhe biletat për këtë takim, ku tifozët kuqezinj do të kenë mundësinë të marrin në versonin “online”.
Por edhe nga pikat e shitjes do të mund të marrin biletën e dëshiruar për të ndjekur ekipin përfaqësues në duelin e parë zyrtar të eliminatoreve të radhës. Natyrisht, çmimet e biletave variojnë nga 1,000 lekë, deri në 18 mijë lekë dhe janë në përputhje me çmimet që janë vendosur gjatë dy viteve të fundit për duelet zyrtare të Kombëtares kuqezi.
Çmimet (në lekë të rinj) sipas tribunave jepen si më poshtë:
Tribuna VIP – 18 mijë lekë
Tribunat A dhe B – 8 mijë lekë
Tribunat D2 dhe D3 – 3 mijë lekë
Tribunat D1 dhe D4 – 2 mijë lekë
Tribunat C1, C5, E1 dhe E5 – 1500 lekë
Tribunat C2, C3, C4, E2, E3 dhe E4 – 1 mijë lekë