Gjergj Vyshka 28/11/2014 13:05
Trajneri Sokol Bishanaku, nga Limasoli i Qipros, ka rrëfyer për “Gazeta e Sportit” garën e Hysen Pulakut dhe Sopot Sulës, si dhe objektivin e dëshirën për medalje sot të Aleks Kaçanit. “Unë them se gara e Pulakut shkoi mirë sot”, – ka deklaruar trajneri i suksesshëm i peshëngritjes shqiptare.
“Është e drejtë që mund të kishte realizuar 167 kg në shkëputje dhe të merrte tre ari, – ka vijuar Bishanaku. – Megjithatë ne e kërkuam atë në shtytje me 207 kg, por nuk e realizoi. E vërteta është se luajtëm për medaljen e arit dhe në dygarësh, por nuk e arritëm dot.”
“Sa për Sopot Sulën mund të them që ka bërë garë të bukur dhe sikur të kishte realizuar 161 kg në shkëputje dhe 191 në shtytje do të ishte në zonën e medaljeve. Ne jemi të kënaqur, ndërsa presim sot medalje nga Kaçani”, – ka përfunduar trajneri Sokol Bishanaku.
Rezultatet teknike të peshës 85 kg U-23
Shkëputje
1) Albert Sajakov (Rusi) 167 kg
2) HYSEN PULAKU (SHQIPËRI) 166 kg
3) Viktor Karshenko (Rusi) 163 kg
Shtytje
1) HYSEN PULAKU (SHQIPËRI) 203 KG
2) Albert Sajakov (Rusi) 203 kg
3) Antonis Martasidis (Greqi) 196 kg
Dygarësh
1) Albert Sajakov (Rusi) 370 kg
2) HYSEN PULAKU (SHQIPËRI) 369 KG
3) Viktor Karshenko (Rusi) 355 kg