AlbanianSport.com 13/02/2019 23:30
ASNN – Ajaksi bëri mbrëmë një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë, duke ushtruar presion në zonën e madrilenëve dhe duke krijuar raste të shumta shënimi, por fati ishte me “Los Blancos” në këtë takim. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0, pavarësisht se holandezët e dominuan ndeshjen në të gjitha treguesit sportivë, përfshi dhe goditjen në portë.
Në pjesën e dytë Reali bën diferencë me eksperiencë dhe statura ndërkombëtare e skuadrës jep efektet e saj psikologjike. Në një zbritje të gjatë të spanjollëve, Benzema shënon golin e parë në minutën 60-të duke i dhënë qetësinë ekipit të Solarit, por Ajaksi barazoi shifrat në inutën e 75-të me anë të Hakim Zivec, duke kthyer gjithçka në baraspeshë.
Rënia fizike e Ajaksit në minutat e fundit ndihmon Realin të marrë rol primar në aksionet sulmuese dhe pas disa përpjekjeve ia del në minutën e 87-të të gjejë golin e fitores me Marko Asension. Një gol që rezultoi vendimtar për fitoren e ndoshta dhe për kualifikimin, sepse dueli i kthimit midis dy skuadrave do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit. Me këtë fitore edhe Reali hedh një hap drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.