11 futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar… Berisha, portieri i Evropianit (III)

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2019 18:55

ASNN – Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vlerësohen sipas shumë treguesve dhe e vërteta është se asnjëherë studiuesit, tifozët, analistët, optimistët dhe skeptikët, nuk merren vesh për më të mirin, jo vetëm për shkak të preferencave personale, por edhe se në kohë të ndryshme futbolli shfaq cilësi të ndryshme dhe natyrisht shpejtësi të ndryshme. E thënë ndryshe, duke bërë një gjykim të caktuar për një futbollist që luan aktualisht në fushë, nuk mund të jesh kaq i përpiktë për të bërë gjykimin e një futbollisti që ka luajtur para 70 apo 80  vjetësh.

“AlbanianSport.com” sjell në vëmendjen e lexuesve disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit të kombit shqiptar. E dimë, lexuesit mund të mos kënaqen me këtë radhitje, aq më pak njerëzit që kanë luajtur vetë futboll dhe mund të kenë preferenca të ndryshme, madje ne as nuk pretendojmë të jemi vlerësuesit më të mirë, por do të përpiqemi të krijojmë një ndarje për efekt radhitjeje, sepse secili prej tyre e shumë të tjerë jashtë listës e meritojnë të jenë të pranishëm këtu.

Para se të dalim në emrat konkretë, duhet të përmendim këtu edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer me talentin dhe lojën e tyre, të tillë si Stërmasi, Gjinali, Dinella, vëllezërit Ballgjini, Çeço, Rragami, Hafizi, Përnaska, Zëri, Minga, Kola, Muça, Petro e Vasil Ruci, Ziaji, Taho, Alimehmeti, Shulku, Skela, Tare, Bogdani, Strakosha, V. Sinani, Muka, Jupi, Salihi e shumë e shumë të tjerë. Të 11 të përzgjedhurit tanë po vijnë për ju çdo ditë përgjatë 11 ditëve në vijim, duke nisur nga e marta.

 

…vijon nga dje

 

  1. Etrit Berisha – Portieri që na çoi në Evropian

Ai u lind më 10 mars të vitit 1989 në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë. Portieri i Kombëtares Etrit Berisha mund të jetë emri më i kontestuar në këtë listë. Jo vetëm pse ai është ende aktiv në fushat e lojës, por se në aspektin personal nuk ka ndonjë arritje të jashtëzakonshme. Me të drejtë, “qejfprishësit” mund të kujtojnë këtu emrat e mëdhenj të portës së Shqipërisë si Vogli, Maliqati, Musta apo Strakosha. E megjithatë, duhet thënë se asnjëri prej tyre nuk ishte në Evropian.

Shumë specialistë kanë dalë në vlerësimin përfundimtar që Shqipëria shkoi në Euro 2016 falë lojës së grupit, por brenda grupit ishte njëri që bënte diferencën dhe ai ishte Etrit Berisha. Bëri 10 ndeshje të plota në Eliminatore dhe me pritjet e tij pati kontribut thelbësor në kualifikimin e Shqipërisë në Evropianin e Francës. Natyrisht, Berisha është një portier që bën edhe gafa, ka gabime plot, por radhitja e tij në këtë listë është një formë përfaqësimi e të gjithë portierëve të Shqipërisë dhe kontributit të tyre në ekipin kombëtar.

Në sezonin 2013-2014 ishte portieri më i mirë i huaj në Serinë A italiane, ndërsa me Kombëtaren e Shqipërisë ka luajtur 51 ndeshje, shumica e këtyre takimeve në suksesin më të rëndësishëm të arritur deri më tani. Berisha, pjesë e Atalantës aktualisht në Serinë A, vijon të jetë portier i parë i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë. E ka nisur karrierën me skuadrën e 2 Korrikut në Prishtinë dhe ka kapur nivele shumë të larta, kjo falë talentit dhe punës së tij.

Duke futur Berishën në këtë listë, mendojmë se kemi përfaqësuar të gjithë portierët e mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Më 10 mars të këtij viti, ai mbush 30 vjeç dhe është ende aktiv dhe pritet të ketë një karrierë të gjatë përpara.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh