Atletikë / Ballkaniada e Sallave të Mbyllura në Stamboll, zyrtarizohet ekipi

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2019 14:20

ASNN – Ekipi kombëtar i atletikës do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura (Indoor), që do të mbahet në Stamboll duke nisur nga data 16 shkurt 2019. Kjo veprimtari është mjaft e rëndësishme, sepse në bazë të rezultateve që do të marrin sportistët do të caktohet më pas delegacioni që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. Ndonëse duhet theksuar se dy sportistë, të cilët kanë arritur normën e kualifikimit, janë njohur tanimë.

Bëhet fjalë për Luiza Gegën e garës së 3,000 metrave me pengesa dhe Eraldo Qeramën e 800 metrave. Ndërkohë, të paktën sipas asaj që ka përsëritur vazhdimisht presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, edhe Izmir Smajlaj do ta kapë normën e kualifikimit për në Gllasgou. Natyrisht, Luiza Gega është favorite kryesore për ta mbrojtur kurorën e kampiones së Gadishullit, që e ka fituar këto dy vitet e fundit, teksa është edhe rekordmene e Ballkanit në këtë disiplinë.

Edhe Smajlaj do të synojë të mbrojë kurorën e më të mirit të Gadishullit, të fituar vjet në Serbi, dhe, pse jo, të sigurojë që tani normën e kualifikimit për në Evropia. Por nuk është vetëm kjo, Ballkaniada e Stambollit është një mundësi që sportistët të fitojnë medalje e njëherësh të lakmojnë rekordet kombëtare. Nuk është vetëm Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, që realisht shkojnë për medalje, por, nën shembullin e tyre janë edhe një grup tjetër sportistësh.

Një grup sportistësh të rinj e më përvojë që kanë pasur muajt e fundit një përmirësim të ndjeshëm të rezultateve të tyre dhe mund të befasojnë në pistën e Stambollit. Kështu, Franko Burraj vjen pas rekordit kombëtar në 440 metër dhe do të synojë të regjistrojë një kohë tjetër pozitive dhe të fitojë të drejtën e pjesëmarrjes në Evropian. Me interes pritet edhe gara e Eraldo Qeramës në 800 metra, sidomos duke patur parasysh edhe suksesin e këtij sporti në këtë fillimvit.

Në ditët e fundit të janarit, 27-vjeçari theu rekordin kombëtar të 800 metrave, të cilin e e mbajte po ai vetë prej 5 vitesh, ndërsa ditët e fundit ai u shpall edhe kampion kombëtar i Greqisë në këtë disiplinë, duke garuar për ngjyrat e klubit helen të Iliupolisit. Interesant është fakti se, në këtë garë do të jetë dhe sportisti tjetër i garave të mesme të shpejtësisë, David Nikolli, i cili, përveç 800 metrave do të garojë edhe në atë të 1500 metrave.

Jo vetëm kaq, por rivalitet do të ketë edhe Izmir Smajlaj, pasi në garën e kërcimit së gjati është zgjedhur të shkojë në Kampionatin Ballkanik edhe atleti Gledis Halluni. I vetmi i “panjohur” duket Muhamet Çengeli, në kërcimin trehapësh, por surprizat në atletikë ndodhin gjithmonë, kështu që edhe sportisti në fjalë, duke pasur mundësitë e tij, mund edhe të surprizojë në këtë disiplinë.

 

Lista e atletëve shqiptarë

që do të marrin pjesë në Ballkaniadë

 

Luiza Gega – 1500 dhe 3000 m

Izmir Smajlaj – Kërcim së gjati

Eraldo Qerama – 800 m

Franko Burraj – 400 m

David Nikolli – 800 dhe 1500 m

Muhamet Çengeli – kërcim trehapësh

Gledis Hallunaj – kërcim së gjati

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh