Tirana po ngrihet, ata që nuk e marrin seriozisht pësojnë fatin e Kukësit…?

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2019 11:35

ASNN – Që Tirana ka ndryshuar shumë nga pjesa e parë e sezonit e tregojnë shifrat dhe statistikat e javëve të fundit. Kështu, në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, Tirana ka siguruar 10 pikë, duke pasur 3 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje. Më mirë se Tirana aktualisht duket vetëm Partizani që në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 fitore e dy barazime, pra 11 pikë. Fill pas tyre vjen Kukësi, Luftëtari dhe Teuta që në 5 ndeshjet e fundit kanë siguruar respektivisht 8, 8 dhe 7 pikë. Por çfarë e bën të veçantë Tiranën në këtë periudhë?

Forca e grupit dhe qartësia e veprimeve të trajnerit Ardian Mema. Ndryshe nga pjesa e parë e sezonit ku lojtarët kacafyteshin, ishin egoist dhe nuk zbatonin detyrat e trajnerit, pas fazës përgatitore dimërore Tirana duket e ringjallur. Është kualifikuar në çerekfinale të Kupës dhe po bën si duhet detyrat e saj në kampionat. Fitorja e fundit me Kukësin e ka shtuar dhe më tej forcën e kësaj skuadre dhe analistët bien dakord kur thonë se Tirana nuk e meriton pozicionin aktual, pasi cilësia e saj është për të qenë në vendet e kreut.

Trajneri Ardian Mema duket i kënaqur dhe e ka shprehur këtë në më shumë se një rast. Skuadra po i përgjigjet tani dhe Kukësit i dha një mësim të mirë. Kushdo që vë në dyshim aftësinë e skuadrës bardheblu mund të pësojë fatin e Kukësit. Kjo vlen dhe për Partizanin kryesues që duket i qetë në krye të tabelës. Tashmë të gjithë kundërshtarët duhet t’i bëjnë mirë llogaritë kur kanë përballë Tiranën. Në kuadër të javës së 22-të, bardheblutë do të kenë një ndeshje të veçantë, pasi përplasen me Luftëtarin, rivalin më të afërt poshtë tyre.

Gjirokastritët kanë 21 pikë, kurse Tirana 24. Të dy palët do të kërkojnë fitoren, por Tirana ka disa epërsi dhe e para është elementi fushë. Nëse e kalon me sukses edhe këtë duel, atëherë Tirana futet automatikisht në radhët e skuadrave që do të kërkojnë një vend në Ligën e Evropës. Formula e kampionatit dhe numri i madh i ndeshjeve deri në fund, pa harruar duelet e shumta direkte, e mundësojnë këtë objektiv. Megjithatë, deri atëherë, “i duruari, i fituari…”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh