AlbanianSport.com 13/02/2019 10:40
ASNN – Po punohet për ndërtimin e disa objekteve sportive. Tokiopo përgatitet për Lojërat Olimpike të 2020-ës. Kanë nisur ndërtimet në fshatin olimpik, aty ku do të akomodohen atletët. Punëtorët janë duke punuar për të zbatuar projektin.
Më tej janë duke punuar për ndërtimin e “Ariake Arena”. Aty ku do të bëhen sportet e ujit. Punimet janë të vështira dhe kërkojnë saktësi në çdo veprim. Ndaj edhe elementët e ndërtimit duhen zgjedhur me kujdes.
Edhe godina e sporteve të gjimnastikës është në ndërtim e sipër. Një punë e madhe po bëhet edhe në bregun e lumit. Aty ku do të vendosen kanoet për të nisur më pas garën e kësaj disipline.
Është projektuar për t’u vendosur edhe një turbinë me erë për të krijuar dallgët e nevojshme për garat e tjera ujore. Pra përgatitjet për olimpiadën Tokio 2020 kanë nisur me seriozitetin e tyre dhe organizatorët duan që të bëjnë çdo gjë të saktë.