(Video) Eraldo Qerama, “kampion kombëtar” në Greqi në 800 m

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2019 11:35

ASNN – 27-vjeçari triumfoi në fundjavë në Kampionatin Dimëror Individual të Sallave të Mbyllura. Afro 3 javë pasi ka thyer rekordin kombëtar të garës së 800 m, atleti shqiptar, Eraldo Qerama, ka arritur një tjetër sukses personal, pasi ka spikatur në garat e Kampionatit Dimëror Individual të Atletikës në Greqi, të zhvilluara ditët e fundit. Atleti shqiptar që jeton dhe stërvitet në Greqi, ka garuar për klubin e Iliupolisit dhe është shpallur kampion kombëtar i Greqisë në Salla të Mbyllura në garën e 800 m.

27-vjeçari ka triumfuar në betejën me 24 sportistë të tjerë të kësaj disipline të atletikës, teksa 5 bateritë eliminatore u zhvilluan të dielën paradreke, ndërsa dy finalet, në mbrëmje. Fitues u shpall atleti më i shpejtë dhe shkallën më të lartë të podiumit e mori atleti shqiptar, me kohën 1 minutë, 50 sekonda e 23 të qindtat. Më 26 janar, Eraldo Qerama ka thyer rekordin e tij në këtë disiplinë, që e pati vendosur para 5 vitesh, më 17 shkurt 2013, duke i përshkuar 800 metrat për 1 minutë, 51 sekonda e 90 të qindtat.

Ndërsa në takimin e sallave të mbyllura, të mbajtur në fund të janarit në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, 27-vjeçari ka bërë një garë të jashtëzakonshme, duke e thyer rekordin e tij me afro 3 sekonda. Atleti kuqezi ka regjistruar kohën e re prej 1 minutë, 48 sekonda e 96 të qindtat, çka përfaqëson një përmirësim prej saktësisht prej 2 sekonda e 54 të qindtash. Më e rëndësishme është se Eraldo Qerama, i cili zuri vendin e 5-të ndër 59 atletë që garuan në kryeqytetin austriak, ka siguruar edhe kualifikimin për në Evropianin e Atletikës në Salla të Mbyllura në Gllasgou.

Normë që qëndronte në kufijtë e 1 minute, 49 sekondash e 20 të qindtash. Deri më tani, vetëm Luiza Gega dhe Eraldo Qerama janë kualifikuar me normë për këtë Evropian, por shpallja “kampion kombëtar” në Greqi është një ogur i mirë për atletin e 800 m drejt Gllasgout.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh