AlbanianSport.com 11/02/2019 20:15
ASNN – Disa prej futbollistëve të vegjël rrëfejnë përvojat e tyre përgjatë 6 ditëve të stërvitjeve në Durrës. Kombëtarja e Nën-15-vjeçarëve të Shqipërisë në futboll ka mbyllur në fundjavë grumbullimin 6-ditor.
Dhe për 25 futbollistët, kjo ishte një përvojë e dobishme. Kuqezinjtë e vegjël i kanë zhvilluar në Durrës seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar Armand Dama.
Nga 25 futbollistët e grumbulluar, 17 luajë në Shqipëri, ndërsa 8 luajnë jashtë saj. Përveç miqësoreve me Maqedoninë dhe Kosovën, kuqezinjtë e vegjël do të marrin pjesë edhe në një turne të UEFA-s për datëlindjet 2005.
Klikoni videon e mëposhtme për intervistat e plota.