11 futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar, një renditje e hapur për debat (I)

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2019 13:50

ASNN – Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vlerësohen sipas shumë treguesve dhe e vërteta është se asnjëherë studiuesit, fansat, analistët, optimistët dhe skeptikët, nuk merren vesh për më të mirin, jo vetëm për shkak të preferencave personale, por edhe se në kohë të ndryshme futbolli shfaq cilësi të ndryshme dhe natyrisht shpejtësi të ndryshme. E thënë ndryshe, duke bërë një gjykim të caktuar për një futbollist që luan aktualisht në fushë, nuk mund të jesh kaq i përpiktë për të bërë gjykimin e një futbollisti që ka luajtur para 70 apo 80  vjetësh. Sidoqoftë, bota i ka kategorizuar më të mirët e historisë.

Dhe jo rastësisht në krye të listës qëndrojnë Pele, Maradona, Zidane, Ronaldo braziliani, Platini, Best, Bekenbauer, Xof, Krujf, Myler, Mesi, Ronaldo portugezi e të tjerë. Me kohën secili merr vendin që meriton në panteonin e vlerave futbollistike për shoqërinë sportive dhe vendet e tyre kombëtare. Po në Shqipëri, kush janë futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave? Kjo është një pyetje e vështirë dhe përgjigja do të ishte aq e padrejtë sa vështirë se ndonjë analizë do të merrej seriozisht. Megjithatë, duke u bazuar mbi statistikat, ndikimin, cilësitë teknike, sukseset dhe triumfet, titujt dhe rolin në fushë, imazhin dhe arritjet, mund të dalim në një konkluzion të përafërt.

Dalja në konkluzione kërkon medoemos analizën e kritereve që vlejnë në vlerësim. Dhe kriteret ndahen në disa kategori, që lidhen me rolin në fushën e lojës, titujt sportivë, ndikimi në futbollin kombëtar në tërësi. Padyshim, kriteri bazë është cilësia sportive që përmbledh teknikalitetin në përdorimin e topit, peshën në skuadër, driblimin, golat (pritjet apo ndërhyrjet që evitojnë golat në rastin e portierëve dhe mbrojtësve), rolin organizativ në fushë, ndikimin tek bashkëkohësit etj. Një tjetër kriter është ai i rolit të liderit në grup, imazhi tek spektatorët në arenë dhe teleshikuesit në ekran, ndikimi në sportin kombëtar, etj.

Një tjetër kriter i rëndësishëm janë arritjet, si kupa e kampionate në rang kombëtar, apo trofe ndërkombëtar, numri i ndeshjeve, pasimet kyçe dhe në total, rekordet, etj. Një kriter jo pak i rëndësishëm është vlera e transferimit që për shumicën e futbollistëve tanë të mëdhenj nuk ka ekzistuar më parë, por mund të dilet në konkluzion duke krahasuar kualitetin e tyre të asaj kohe me vlerën në treg në ditën e sotme. Me siguri që Panajot Pano mund të luante në çfarëdo kampionati elitar në Evropë me cilësitë që kishte. E njëjta gjë vlen për Sulejman Demollarin, apo portierët Sulejman Maliqati, Qemal Vogli, apo Perlat Musta.

Kriteri i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është impakti për një kohë të gjatë tek sportdashësit, dhe duket se lojtarët e viteve 1970-1990 kanë lënë gjurmë në memorien e fansave në të gjithë Shqipërinë, për kualitetin, talentin, imazhin etj, të padiskutuar. “AlbanianSport.com” sjell në vëmendjen e lexuesve disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit të kombit shqiptar. Duke respektuar kriteret e mësipërme, por sidomos kualitetin teknik dhe impaktin tek masa e gjerë e fansave, por edhe pesha në tërësi në sportin kombëtar, në listën e 10 më të shquarve kemi radhitur tre futbollistë nga Kosova, ku njëri nuk ka kurrfarë peshe në futbollin e Shqipërisë.

Por i ndjeri Fadil Vokrri, e meriton praninë në këtë listë për faktin se ka pasur një ndikim të madh në futbollin e Kosovës, pra shqiptar. E dimë, lexuesit mund të mos kënaqen me këtë radhitje, aq më pak njerëzit që kanë luajtur vetë futboll dhe mund të kenë preferenca të ndryshme, madje ne as nuk pretendojmë të jemi vlerësuesit më të mirë, por do të përpiqemi të krijojmë një ndarje për efekt radhitjeje, sepse secili prej tyre e shumë të tjerë jashtë listës e meritojnë të jenë të pranishëm këtu. “AlbanianSport.com” do të japë një ose disa argumente pse një sportist konkret zë “x” apo “y” pozicion. Dhe sipas një rendi zbritës jepen 11 futbollistët më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave.

Para se të dalim në emrat konkretë, duhet të përmendim këtu edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer me talentin dhe lojën e tyre, të tillë si Stërmasi, Gjinali, Dinella, vëllezërit Ballgjini, Çeço, Rragami, Hafizi, Përnaska, Zëri, Minga, Kola, Muça, Petro e Vasil Ruci, Ziaji, Taho, Alimehmeti, Shulku, Skela, Tare, Bogdani, Strakosha, V. Sinani, Muka, Jupi, Salihi e shumë e shumë të tjerë. Të 11 të përzgjedhurit tanë do të vijnë për ju çdo ditë përgjatë 11 ditëve në vijim, duke nisur nga e marta.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh