AlbanianSport.com 10/02/2019 15:15
ASNN – Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit të Femrave u zhvillua të shtunën, me 4 ndeshjet e saj, ku padyshim fitorja e Mirditës me përmbysje ndaj Barleti Volej është sa domethënëse aq dhe me peshë për fatet e renditjes, sepse mirditoret marrin të vetme kryesimin pas kësaj jave. Kështu, Mirdita mposhti Barleti Volej me rezultatin 3-2.
Ishte një ndeshje mjaft e fortë, e luftuar në çdo set por që në fund përfundoi me fitoren e vajzave mirditore. Barleti fiton setin e parë 25-11, duke dhënë shenja të një dominimi të dukshëm. Por ekipi mirditor u përgjigj fort në setin e dytë, duke fituar 25-21. Pra gjithçka në baraspeshë në përfundim të dy seteve të para. Megjithatë, Barleti tentoi dhe një herë ta fitojë ndeshjen, sepse në setin e tretë fitoi me shifrat 25-21.
Por janë sërish vajzat mirditore që balancojnë lojën dhe rezultatin në setin e katërt, duke fituar me shifrat 25-22. Për të përcaktuar fituesin u luajt seti i 5-të dhe final, i cili u fitua nga Mirdita 15-12 dhe krejt ndeshja 3-2. Edhe pse dy herë iu afrua fitores skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhit, nuk ia doli, pasi ishte pikërisht ekipi mirditor që tregoi këmbëngulje,
Dhe në fund e fitoi takimin, duke mbajtur kreun e renditjes me 21 pikë dhe duke lënë pas Barleti Volejin me 19 pikë.
Mirdita – Barleti Volej 3-2
(11-25, 25-21, 21-25, 25-22, 15-12)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
E shtunë, 9 shkurt 2019:
Teuta – Lushnja 3-0
Skënderbeu – Partizani 0-3
Mirdita – Barleti Volej 3-2
Tirana – Vllaznia 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Mirdita 8 7 1 23-6 21
- Barleti Volej 8 6 2 22-9 19
- Tirana 8 6 2 20-8 18
- Partizani 8 6 2 19-9 17
- Teuta 8 3 5 10-16 9
- Skënderbeu 8 2 6 7-19 6
- Vllaznia 8 2 6 8-21 5
- Lushnja 8 0 8 2-24 1