Partizani bën detyrën me Kastriotin, tani +8 pikë nga Kukësi

Share Button

AlbanianSport.com 09/02/2019 21:10

ASNN – Partizani korri të shtunën një sukses të rëndësishëm në këtë fazë të tretë të kampionatit, pasi në skuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore mundi Kastriotin me rezultatin e pastër 2-0 dhe mori një trepikësh me mjaft vlerë që jo vetëm e ruajnë vendin e parë në klasifikim, por njëherësh të distancohet nga ndjekësit, aq sa tani është +8 pikë nga Kukësi që është rivali më i afërt dhe natyrisht edhe kundërshtari më serioz në garën për titull.

Në pjesën e parë ndeshja e luajtur në kryeqytet nuk dhuroi ndonjë emocion të veçantë. Pavarësisht këmbënguljes së Partizanit, krutanët u mbrojtën mirë dhe e mbyllën këtë pjesë 0-0. Në pjesën e dytë vjen zgjidhja e madhe. Dhe është pikërisht “asi” nën mëngë i trajnerit Skënder Gega. Dhe Partizani e ka kuptuar që kur sulmi nuk funksionon duhet gjetur zgjidhje dhe zgjidhja vjen nga një vlonjat, Bruno Telushi. Ai realizoi në minutën e 52-të, duke e çliruar Partizanin nga ana psikologjike.

Më pas vjen radha e Jurgen Bardhit në minutën e 60-të që shënoi golin e dytë për të kuqtë. Kaq mjaftoi dhe Partizani e fitoi ndeshjen 2-0 dhe ky trepikësh e distancoi ndjeshëm nga ndjekësit, tashmë 8 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Edhe pse fitoi ndaj një skuadre modeste, duket qartë se kjo fitore është me vlera morale të mëdha për “demat” kryeqytetas, kështu që presioni është tek rivalët, sidomos Kukësi, i cili përballet të dielën me Tiranën, në kryendeshjen e javës së 21-të.

 

Kategoria Superiore

Java e 21-të

 

Të shtunën, 9 shkurt 2019:

Partizani – Kastrioti              2-0

 

Të dielën, 10 shkurt 2019:

Kukësi – Tirana                     (14:00)

Luftëtari – Flamurtari            (14:00)

Teuta – Kamza                      (17:00)

Skënderbeu – Laçi               (18:00)

 

Renditja

Nr. Skuadra               Pikë

  1. Partizani             46
  2. Kukësi             38
  3. Teuta 35
  4. Laçi 31
  5. Skënderbeu 30
  6. Flamurtari 29
  7. Tirana             21
  8. Luftëtari             20
  9. Kastrioti             16
  10. Kamza 15

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh