AlbanianSport.com 08/02/2019 22:05
ASNN – Gerardo Martino tregon synimet me përfaqësuesen e Meksikës: “Edhe pse nuk jam meksikan, për fanellën që përfaqësoj jap gjithçka”. “Tata” Martino, trajneri i përfaqësueses së futbollit të Meksikës shpreson që ekipi që ai drejton të gjejë sa më shpejt “stilin e vet” të lojës, për të kaluar zhgënjimin e Botërorit 2018. Por ai ankohet se ekipet kombëtare kanë më pak kohë se klubet për të punuar.
“Ekipet përfaqësuese kanë më pak kohë se klubet për të punuar, por ne ende shpresojmë që të gjejmë stilin tonë sa më shpejt që të jetë e mundur”, – ka trajneri i ri i Meksikës. Më pas ai u drejtohet lojtarëve të përfaqësueses, që të jenë seriozë në stërvitje dhe të mos vijnë sa për të kaluar radhën. “Rruga që kemi nisur së bashku është e gjatë”, – ka kujtuar Martino.
“Gjëja e parë që duhet të bëni është që të dërgoni një mesazh sapo të jeni në terren, për të treguar se vërtet doni të arrini të gjitha qëllimet tuaja”, – ka vijuar ai. Edhe pse nuk është meksikan, trajneri argjentinas i përfaqësueses meksikane iu tregon të gjithëve, jo vetëm lojtarëve, por edhe opinionit se sa e rëndësishme është përfaqësimi i fanellës që vesh.
“Ne bëjmë punën tonë me shumë shpresë, shumë intensitet, shumë dëshirë, – ka theksuar amerikanolatini i stolit të amerikanoqendrorëve. – Vërtet nuk kam lindur në Meksikë, por kur marr përsipër një detyrë, tashmë si trajner i Meksikës, unë vendos fanellën mbi gjithçka. Si unë edhe lojtarët që kam në dispozicion duhet të japim makimumin për të arritur qëllimin.”