(Video) Peshëngritje / Erkand Qerimaj, i bronztë në Botërorin e 2017-ës

Share Button

AlbanianSport.com 08/02/2019 18:25

ASNN – Shkodrani merr lajmin e gëzuar, dopingu i rumunit Kaptari e ngjit shtangistin kuqezi në podium. Erkand Qerimaj është tanimë mbajtës i një medaljeje të bronztë në shkëputje, të fituar në Botërorin e fundvitit 2019 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë shtangisti shkodran, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Kjo medalje e bronztë erdhi pas rezultimit pozitiv për doping të një peshëngritësi rumun. Pothuajse me 13 muaj vonesë, por më mirë vonë sesa kurrë.

Dopingu, kjo dukuri kaq e përhapur në peshëngritjen botërore, e cila rrezikon pjesëmarrjen në Olimpiadën e 2024-ës për këtë arsye, këtë herë i ka ndihmuar peshëngritësit shqiptar. Sepse Erkand Qerimaj është tanimë mbajtës i një medaljeje të bronztë në shkëputje, të fituar në Botërorin e fundvitit 2019 në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë shtangisti shkodran, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Kjo medalje e bronztë erdhi pas rezultimit pozitiv për doping të peshëngritësit rumun Dimitru Kaptari.

30-vjeçari Qerimaj e pati mbyllur stilin e shkëputjes i 4-ti, me 155 kg të ngritura që në provën e parë, teksa kishte dështuar në dy prova të tjera me 157 kg. Por rumuni, i cili pati garuar në baterinë B, kishte ngritur 156 kg, duke u ngjitur në podium në këtë stilin. Tanimë është shqiptari që ngjitet në podium, ndërsa sidoqoftë mbetet i 6-ti në dygarësh në renditjen e kategorisë së peshës trupore deri në 77 kg në Botërorin e para dy viteve në SHBA. Nga 6 prova të mundshme, shkodrani i peshëngritjes pati  realizuar vetëm dy, dhe për rrjedhojë, teksa ishte i 4-ti në shkëputje dhe i 9-ti në shtytje.

Kurse me totalin 342 kilogram është i 6-ti në renditjen përfundimtare. Kjo medalje e Qerimajt është padyshim një lajm i mirë për peshëngritjen shqiptare, e cila, tanimë me drejtues të rinj e një frymë të re, po përpiqet të kthejë faqen dhe të lërë pas një 10-vjeçar të turbulluar nga problemet e theksuara me përdorimin e substancave të ndaluara.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh