AlbanianSport.com 08/02/2019 11:05
ASNN – Drejtori sportiv i Kamzës rrëfen përplasjen me Bashkinë, kërkon përmbushje të detyrimeve. Përplasja midis Bashkisë dhe Klubit të Futbollit të Kamzës ka arritur kulmin ditët e fundit, me një pjesë të lojtarëve që kanë bojkotuar sa i përket pagave të padhëna prej disa muajsh.
Përtej kësaj, drejtori sportiv i Kamzës, Andi Matraxhiu, ka theksuar se klubi është transparent në veprimet e tij. Duke folur në emër të presidentit Naim Qarri, i cili nuk ka preferuar të prononcohej vetë, Matraxhiu ka shpjeguar për RTSH Sport edhe procedurat burokratike të parashtruara nga ligji.
Për Matraxhiun, kjo gjendje po ndikon edhe tek skuadra. Pas 20 javësh kampionat, Kamza mban vendin e fundit në renditjen e Kategorisë Superiore, me 15 pikë.