Kur sporti “fshin” gjurmët e luftës… Sarajeva pret Lojërat Rinore Evropiane

Share Button

AlbanianSport.com 07/02/2019 09:45

ASNN – Kur Sarajeva e mirëpriti atletët më të mirë të globit në malet e saj për Lojërat Olimpike Dimërore 1984, ishte një moment krenarie për të gjithë ish-Jugosllavinë. Tre dhjetëvjeçarë më vonë, kryeqyteti i pasluftës i Bosnjë-Hercegovinës shpreson të rindezë flakën pasi pret Lojërat Rinore Evropiane javën e ardhshme. Tomislav Lopatiç, i cili përfaqësonte Jugosllavinë në biatlonin në vitin 1984, kujton ato ditë si “çastin e fundit” të unitetit dhe krenarisë në ish-shtetin komunist, i cili u shemb pas luftërave brutale.

“Gjithkush e donte ende flamurin, stemën tonë”, – kujton 55-vjeçari, i cili tani stërvitt ekipin kombëtar të biatlonit në Bosnjë-Hercegovë, një nga disa shtetet që doli nga shpërbërja e përgjakshme e ish-Federatës. Bibija Kerla, është një tjetër skiator boshnjak që ka konkurruar për ish-Jugosllavinë. 59-vjeçari kujton krenarinë kolektive që ndjeu kur slloveni Jure Franko ishte i vetmi nga vendi i tyre që u ngjit në podium pasi mori medaljen e argjendtë në sllallomin gjigand. Në atë kohë, ata ishin të gjithë “jugosllavë”.

Por në Bosnjë-Hercegovinën e pasluftës, ata shpesh identifikohen nga dallimet e tyre, Tomisllav është një serbo-boshnjak dhe Kerla është boshnjak mysliman. Edhe pas luftës së 1992-95 ku mbetën të vdekur rreth 100,000 persona, Sarajeva vazhdon të mbetet e ndarë etnikisht, kryesisht e populluar nga myslimanët ndërsa pjesa lindore nga serbët. Megjithatë, Festivali Evropian i Lojërave Olimpike (EYOF), i cili zhvillohet nga data 9, deri më 16 shkurt, është bërë një mundësi e rrallë për dy administratat e qytetit për të gjetur një bazë të përbashkët.

Me moton “Dy qytete, një ëndërr”, kryebashkiakët e Sarajevës dhe Sarajevës Lindore, Abdullah Skaka dhe Nenad Vukoviç, kanë mbajtur konferenca të përbashkëta për shtyp lidhur me dëshirën e tyre për të “ringjallur frymën e Olimpiadës” në Lojërat Rinore. Olimpiada Evropiane e Të Rinjve do të sjellë më shumë se 1,500 të rinj nga 46 vende në Bosnjë-Hercegovinë për të konkurruar në sportet dimërore. Sot, gërmadhat e Lojërave të vitit 1984 janë një kujtesë e së kaluarës paqësore të qytetit, përpara se të shkatërrohej nga lufta.

Muzeu i dedikuar për Olimpiadën e vitit 1984 është ende në ndërtim e sipër pasi është bombarduar gjatë rrethimit gati katërvjeçar të qytetit në vitet 1990, gjë që la mbi 11,000 të vdekur, duke përfshirë edhe civilët. “Lojërat Olimpike janë një ngjarje jashtëzakonisht pozitive, në një shkallë globale. Prandaj është e nevojshme të ruhet kujtesa, sidomos për brezin e ri që të dijë të bëjë dallimet, – tha themeluesi i muzeut, Edin Numankadicër për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). – Unë do të doja që të paktën për këto 10 ditë… ne mund të harrojmë politikën dhe të afrohemi me njëri-tjetrin”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh