Renditja e FIFA-s, bie Shqipëria, ngjitet Kosova, ndikon Kupa e Azisë

Share Button

AlbanianSport.com 07/02/2019 08:50

ASNN – “Dardanët” fitojnë një vend, kuqezinjtë zbresin një vend për shkak të Kupës së Azisë. Njëra përfaqësuese shqiptare bie, tjetra ngrihet. Dhe kjo jo për meritë të tyre, aq sa për shkak të turneut kontinental të Azisë, që u mbyll para pak ditësh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, ka publikuar të enjten renditjen e re të ekipeve përfaqësuese.

Ndonëse në këtë periudhë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, Kosova është ngjitur për një vend në renditjen e FIFA-s. Tanimë përfaqësuesja e mbiquajtur “Dardanët”, renditet në vendin e 130-të të kësaj renditjeje përfaqësuesesh, kjo falë edhe rënies së Turkmenistanit pas Kupës së Azisë. Ndërkohë Shqipëria, ka humbur një vend në renditje, duke zbritur në të 61-tin.

Kjo rënie e kuqezinjve vjen pas suksesit historik të Katarit në Kupën e Azisë, pasi përfaqësuesja e vendit të Gjirit Persik ka bërë kapërcimin më të madh, duke ngjitur plot 38 vende në renditjen e FIFA-s. Vendi i parë ende i takon Belgjikës, që ndiqet nga kampionia e botës, Franca. Më pas vijnë, Brazili, Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguaji, Zvicra, Spanja dhe Danimarka, që mbyll 10-shen e parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh