AlbanianSport.com 06/02/2019 14:50
ASNN – “Arena Kombëtare” do të jetë gati më 11 qershor, përurohet me ndeshjen Shqipëri-Moldavi. Shtegtimi i Kombëtares nga një qytet në një tjetër për të luajtur ndeshjet e saj do të marrë fund, sepse kryeqyteti, Tirana, do të ketë për pak muaj stadiumin modern, të quajturin “Arena Kombëtare” e Tiranës.
Impianti po shkon drejt finalizimit të plotë dhe besohet se do të jetë gati në fillim të qershorit dhe më 11 qershor 2019 do të presë ndeshjen e parë, atë ndaj Moldavisë. Në fakt, që stadium do të jetë gati për duelin e 11 qershor lihet e kuptuar indirekt nga informacioni që jep Federata Shqiptare e Futbollit.
E cila në shkresën që i ka përcjellë UEFA-s për vendin ku do të luhen ndeshjet pritëse, ka caktuar “Arenën Kombëtare” për të pritur duelin me Moldavinë dhe ky takim luhet më 11 qershor të këtij viti. Në fakt, ka një problem në lidhje me stadiumin, që ka të bëjë me konfliktin midis FSHF-së dhe Ministrisë së Financave.
Kjo ka bëjë me çështjen e rimbursimit që ka të bëjë me fondin e dhënë nga UEFA prej 10 milionë Euro për stadiumin e ri të Kombëtares kuqezi. Çështja ishte gati të shkojë në gjyq, sikurse e lajmëroi Federate, por caktimi i impiantit për të pritur duelin e 11 qershorit 2019 tregon se një mirëkuptim mes palëve edhe mund të jetë arritur.