AlbanianSport.com 05/02/2019 23:30
ASNN – Lionel Mesi do të jetë në “El Clasico”. Ky është lajm zyrtar pasi vetë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka futur argjentinasin në listën e 19 lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje, pra më e pakta është se Mesi mund ta nisë këtë ndeshje nga stoli, por janë edhe gjasat që ta nisë titullar, sepse ai është stërvitur këtë të martë normalisht dhe ndihet në formë të mirë pozitive.
Ky lajm vjen vetëm 24 orë para duelit të madh “El Clasico” ndaj Realit të Madridit, në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Mbretit (Copa del Rey). Natyrisht, ky është lajm pozitiv për skuadrën katalane, pasi Mesi u dëmtua tri ditë më parë në duelin kundër Valencias në kampionat. Dueli u mbyll në barazim 2-2 ku vetë Mesi ishte protagonist me dy golat e tij të cilët barazuan ndeshjen.
Ndeshje, të cilën, në atë moment Barcelona po e humbiste. Por në atë takim pësoi një goditje në kofshë dhe krijoi ankth e panik tek stafi teknik. Sidoqoftë, Mesi e kaloi dhe këtë sprovë dhe pritet të jetë në fushë të mërkurën në “klasiken” e parë me Realin në këtë gjysmëfinale të kupës. Ndërkohë, futbollisti tjetër i Barcelonës, Osman Dembele, gjithashtu i dëmtuar, nuk ia doli të rikuperohet në kohë.
Kësisoj, ai do të mungojë në këtë ndeshje të madhe e të rëndësishme për fatet e Kupës e të sezonit. Të gjithë shpresojnë që në sfidat e ardhshme të kthehet edhe Dembele, së bashku me të dëmtuarit e tjerë si Sillesen, Umtiti dhe Rafinja.