10 sporte të çmendura për të cilët nuk mendonit se ekzistonin… (I)

Share Button

AlbanianSport.com 03/02/2019 19:45

ASNN – Shuani kureshtjen, sportet më të çmendura, nga skijimet “në hava” e deri tek futbolli në 5 km. Ka plot njerëz janë të apasionuar pas sporteve ekstreme. Nuk janë shumica, por një pakicë të cilët e kanë sportin ekstrem si adrenalinë për kënaqësinë e tyre. Kuptohet, sportet masive si futbolli, basketbolli, atletika etj, janë për një gamë të gjerë shtresash sociale.

Por kur vjen puna tek sportet ekstreme dhe lojërat që as sporte nuk mund të quhen, ka pak njerëz që e provojnë, kryesisht të “çmendurit”. Por nuk janë vetëm ata, sepse e ndaluara shpesh të tërheq, të jep shtysë ta provosh, nga ana tjetër, një lojë që nuk e ke provuar asnjëherë dhe që e sheh për herë të parë mund edhe të sjellë dimension të ri për talentin.

Në këtë rubrikë, AlbanianSport.com do të sjellë në vëmendjen e lexuesve 10 sporte të padëgjuara më parë, sporte ekstreme, të çuditshme, të çmendura, shpesh pa rregulla. Nëse dikush mendon se hokej në akull është një spoort me rrezik të lartë, e ka shumë gabim, sepse sportet që do të rendisim më poshtë nuk kanë shkallë vështirësie, ata janë ekstremisht të rrezikshme.

Madje për shumë specialistë të edukimit fizik ata nuk përfaqësojnë sporte, por lojëra të çmendurish. Në një rend zbritës do të gjeni emërtimet, rregullat dhe vendet ku zhvillohen dhe praktikohen 10 sportet më të çmendura dhe më të çuditshmet që ekzistojnë.

 

10 – Shin Kicking (Shkelmim në kërcinj)

Vendi i praktikimit: Angli

Të goditesh pa mëshirë, ky është një sport shumë i rrezikshëm dhe aplikohet në Angli prej 400 vjetësh, një sport që është ruajtur deri në ditët tona. Rregullat në këtë sport janë fare të thjeshta. Kundërshtari duhet goditur aq fort me shkelma deri sa të rrëzohet në gjunjë, pas shumë goditjesh të forta në kërcinj.

Rënia në gjunjë nënkupton që është fituar një raund dhe njëri prej dueluesve që fiton dy raunde e fiton edhe ndeshjen. Pra ky lloj sporti parashikon maksimumi 3 raundesh (nëse dy raundet e para përfundojnë në barazim 1-1).

 

9 – Skibobbing (Ski me slitë)

Vendi i praktikimit: Alpet Evropiane dhe SHBA

Nuk ka asnjë mënyrë aktuale për të ndaluar lojtarin në këtë sport veçse të rrëzohesh. Ky nuk është tamam një sport, edhe pse përfshihet ndërmjet skijimit dhe rrëshqitjes në dëborë. Mund të jetë një sport ndërmjet dy të parave. Dikush mund të habitet çfarë është ky sport. Sepse ai nuk ka rregulla dhe ndoshta nuk ka fitues, por për habinë e të gjithëve ekziston një Federatë Ndërkombëtare e Skibobbing.

Si funksionon? Bashkëngjitet një skibob (që është e ngjashme me një biçikletë në gjendje të arrijë një shpejtësi të madhe) në këmbët e sportistit dhe thjesht rrëshqet nëpër borë. Nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar skibobin (të paktën nuk dihet ndonjë deri më tani) nëse nuk rrëzohet apo që të goditet me diçka. Një sport i rrezikshëm, sigurisht.

 

8 – Chess Boxing (Shah-boksimi, apo Boks dhe shah)

Vendi i praktikimit: Finlandë

Nga vetë emri, ky sport është sa mendor, aq dhe fizik. Është inteligjent sepse kërkohet të luash shah e të  jesh cilësor, por në të njëjtën kohë duhet të jesh i përgatitur dhe për boksin, të kesh grusht të fortë dhe të jesh i durueshëm e rezistent ndaj goditjeve. Ky është një test i trurit dhe i trupit. Luhet me 11 raunde.

Çdo raund përbëhet nga 4 minuta shah dhe 4 minuta boks të çmendur. Në këtë sport nuk ka dy fitues, sepse në fund të fundit duelin e fiton ai që fiton lojën e shahut, sepse ai ka prioritetin e gjuajtjeve. Sidoqoftë, ky sport përfundon me një nga sportistët e shtrirë në ring, si pasojë e nokauteve. A nuk është një sport interesant dhe i frikshëm?

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh