Legjionarët / Taulant Xhaka: Shqipëria vjen e para, nuk jam penduar

Share Button

AlbanianSport.com 03/02/2019 13:20

ASNN – Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur zvicerane, “Blick”, ku ka rrokur një sërë çështjesh dhe ka kujtuar dhe një herë se nuk është penduar që ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë para Zvicrës dhe Kosovës. Për Xhakën Shqipëria vjen e para. “Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë, – u shpreh ndër të tjera Taulant Xhaka, – por më vjen mirë për ecurinë që ka pasur këto kohë Kosova. Ata po kalojnë një periudhë të mirë, atje kanë shumë eufori dhe ekipi ka shumë talent.”

Më pas mesfushori kuqezi komentoi ecurinë e Zvicrës, për të cilën tha se kishte bërë tifozllëk të zjarrtë gjatë kohës kur përfaqësuesja helvete luante në Botërorin e Rusisë, kjo dhe për faktin se në ekip luante vëllai i tij Granit Xhaka. “Lutesha vazhdimisht dhe prisja paraqitjet e mira ndaj Brazilit dhe Serbisë. Pastaj ekipi dukej pak i lodhur ndaj Suedisë”, pohoi Xhaka i madh. Ka dhe një moment kur provokohet me pyetjen për shqiponjën me duar, është fjala për festimin e veçantë të lojtarëve shqiptarë kur shënojnë gol.

“Aq shumë është folur për të sa që nuk dua që të rihap si diskutim, nuk ia vlen ta hapim prapë këtë temë”, shtoi më tej mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, i cili e ka origjinën nga Kosova. Në fund, Xhaka përmend për gazetën “Blick” një objektiv personal që ka me Bazelin Së superligën zvicerane. Bëhet fjalë për një rekord që lidhet me numrin e ndeshjeve me skuadrën e Bazelit, një rekord që mbahet nga i famshmi Çekaroni, i cili ka luajtur 452 ndeshje me këtë skuadër.

“Dëshira ime është që ta mbyll karrierën te Bazeli, – theksoi në fund Xhaka, – dhe nuk kam pse të dal detyrimisht të luaj jashtë Zvicrës. Bazeli është klubi i zemrës time, këtu jam në shtëpi, këtu ndjehem mirë. Unë edhe mendoj të mbetem pjesë e klubit pasi të mbyll karrierën time. 30 ndeshje në 7 vitet e ardhshme për rekordin e Çekaronit? Sinqerisht e them që nuk është e pamundur, jam vetëm 27 vjeç dhe mund ta përballoj. Të bëhesha rekordmeni i Bazelit do të ishte një ëndërr që bëhet realitet për mua. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”.

Duket qartë se Xhaka dëshiron të ketë një vend në radhët e  klubit kur të tërhiqet nga futbolli profesionist. Emri i tij, koha e gjatë në skuadër dhe fakti që nuk e ka tradhtuar Bazelin asnjëherë, duke qenë ndër më popullorët e skuadrës dhe tifozëve, tregojnë se Xhaka do ta ketë një shans edhe si funksionar në klubin e njohur zviceran.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh