AlbanianSport.com 02/02/2019 23:55
ASNN – Verilindorët fitojnë 2-1 dhe i afrohen Partizanit, ka tension dhe polemika nga vendasit. Është mbyllur me fitoren 2-1 të Kukësit përballja e së shtunës në mbrëmje me Flamurtarin vendas, e cila, ndryshe nga sfida e pasdrekes në Krujë, ku gjithçka u vendos në pjesën e parë, në Vlorë gjithçka u vendos në të dytën. Përtej një nisjeje të mirë të vendasve, është Valon Ethemi kalon në epërsi verilindorët pas vetëm 10 minutash lojë.
Pas një aksioni model, mesfushori i Kukësit, përfiton nga dalja jo e mirë e portierit Koliçi, duke e dërguar topin në rrjetë. 7 minuta më pas, është pranë golit të dytë Kukësi me Vasil Shkurtajn, i cili ka shpërdoruar një mundësi të artë shënimi. Nga shumë pranë portës, sulmuesi vlonajt ka bërë të pamundurën, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Atë që nuk e bën Kukësi, e bën Flamurtari dhe Pollozhani vendos baraspeshën në minutën e 33-të. Pas një harkimi nga këndi i Kotobellit, kapiteni i vlonjatëve i ka vjedhur kohën Krasniqit duke goditur saktë me kokë e duke përshëndetur rrjetën.
Por vetëm 2 minuta zgjat festa e vlonjateve, pasi Rroca gjen rrugën e rrjetës. I ndihmuar nga era, mesfushori 25-vjeçar i ka shtangur të gjithë të pranishmi në stadium me golin e shënuar. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, është pranë golit të dytë Flamurtarit, kur Emiliano Musta gjuan bukur me kokë nga brenda zonës, por është i vëmendshëm Frashëri, që grushton duke larguar topin në këndore. Pjesa e dytë ka nisur me polemika dhe tensione.
Sepse në 48-ën minutë, Pollozhani shënon një gol të bukur me roveshjatë, por gjyqtari e anulon për lojë të rrezikshme brenda zonës. Nuk pajtohen me vendimin lojtarët e Flamurtarit. Ndeshja ndërpritet për disa minuta. Vlonjatët këmbëngulin dhe Kukësi është me fat në minutën e 61-të, kur shtylla horizontale i vjen në ndihmë portierit Frashëri. Pas një harkimi nga qendra, topi ka marrë një trajektore të çuditshme dhe ka rrokur shtyllën.
9 minuta më pas, është sërish pranë golit Flamurtari, kur Kotobelli bën gjithçka mirë dhe dërgon një top të rrezikshëm në zonë, aty ku ndodhet i sapofuturi Rrapaj që provon me një gjuajtje, por ndalet nga Krasniqi. 7 minuta para fundit të kohës së rregullt, Kukësi rrezikon të gjejë edhe golin e 3-të, kur Melo depërton bukur nga e majta, provon me një gjuajtje, por topi ndalet nga shtylla. Kështu pra, Kukësi fiton 2-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe konsolidon vendin e dytë me 38 pikë, dy më pak se Partizani kryesues që të dielën ndeshet me Kamzën.