AlbanianSport.com 02/02/2019 18:25
ASNN – Në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, Tirana ka triumfuar në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, duke mundur Flamurtarin 58-55. Bardheblutë e trajneres Mirza Alibegaj mposhtën kështu vlonjatet e homologut Viron Toska. Shoqata e Basketbollit Femra “Tirana”, ka triumfuar në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.
Ajo ka mundur në finale Flamurtarin me rezultatin 58-55, në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Pavarsisht se Flamurtari e ka nisur më mirë pjesën e parë, Tirana ka vijuar ta përmbysë rezultatin në 15-13. Megjithatë, ky 10-minutësh do të përfundonte në barazim 17-17, si për të dëshmuar se kjo finale do të ishte e barazpeshuar. Megjithatë, 10-minutëshi i dytë do të flasë për Tiranën.
E cila e merr kryesimin që në fillim dhe e ruan atë deri në fund. Duke e fituar këtë fraksion loje 17-10, e duke shkuar në pushimin e madh të ndeshjes në kryesim 34-27. Por Flamurtari do të dalë një tjetër skuadër në pjesën e 3-të, duke i kufizuar bardheblutë e Alibegajt në vetëm 10 pikë të shënuara, përkundër 20 të vlonjateve, të cilat madje marrin kryesimin në 47-46. Pjesa e 4-t dhe e fundit do të jetë një betejë nervash dhe taktikash.
Dhe, teksa kishin mbetur 10 sekonda lojë, Flamurtari shpërdoron aksionin e fundit për ta çuar ndeshjen në shtesë dhe Tirana fiton 58-55, duke bërë të vetën edhe Kupën e Shqipërisë dhe trajnerja Mirza Alibegaj nuk e ka fshehur kënaqësinë.
Kupa e Shqipërisë 2019
Basketboll – Femra
Finalja:
Tirana – Flamurtari 58-55
(17-17, 19-10, 12-22, 10-6)