Java e 15-të, ndalet Vllaznia në grupin e Veriut, marshon Bylisi në Jug

Share Button

AlbanianSport.com 02/02/2019 17:30

ASNN – Vëmendjen e javës së 15-të të Kategorisë së Parë e ka tërhequr kryendeshja e grupit A, ajo midis Erzenit dhe Vllaznisë. Për shkak të dënimit të fushës së Shijakut, ndeshja është luajtur në stadiumin e Shkumbinit në Peqin. Dy skuadra që kryesojnë grupin A, nga të cilat pritej shumë. Por fati i këtij takimi ndryshon që në minutën e 2-të. Është kapiteni i Erzenit, Orion Xhemalaj, ai që arrin të shënojë me një goditje brenda zonës, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Shkodranët të tronditur nga pësimi i golit kaq shpejt, mundohen të reagojnë por pa rezultat. Shijakasit arrijnë të dyfishojnë shifrat me fillimin e pjesës së dytë. Këtë radhë është një autogol i mbrojtësit të Vllaznisë, Marku që i çon shifrat në 2-0 për Erzenin. Pas kësaj fitoreje, Erzeni ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e parë me 35 pikë në grupin A. Në takimet e tjera të grupit të Veriut, Dinamo u mund minimalisht në Vorë.

Ndërsa Besëlidhja fitoi 2-1 derbin me Shënkollin e Korabi fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Veleçikut të Koplikut. Në grupin e Jugut, Apolonia mundi në Fier minimalisht Pogradecn, Turbina u mund në Cërrik 0-2 nga Tomori, kurse Bylisi dhe Elbasani fituan me të njëjtat shifra, 3-0, përkatësisht në shtëpi ndaj Lushnjës dhe në Elbasan ndaj skuadrës vendase. Të dielën luhen dy takimet e fundit të javës së 15-të, Iliria e Fushë-Krujës – Burreli, në grupin A dhe Egnatia-Orikumi në grupin B.

 

Kategoria e Parë

 

Grupi A

 

Të shtunën:

Vora – Dinamo                      1-0

Shënkolli – Besëlidhja         1-2

Korabi – Veleçiku Koplik     3-1

Erzeni Vllaznia                     2-0

 

Të dielën:

Iliria Fushë-Krujë – Burreli

 

Grupi B

 

Të shtunën:

Apolonia – Pogradeci          1-0

Turbina – Tomori                   0-2

Bylis – Lushnja                     3-0

Elbasani – Besa                    0-3

 

Të dielën:

Egnatia – Orikumi

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh