AlbanianSport.com 27.11.2014 16:10
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në vendin e 50-të, në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor. Pas dy ndeshjeve miqësore të zhvilluara gjatë këtij muaji, barazimi 1-1 me Francën dhe humbja 1-0 me Italinë, ka bërë që kuqezinjtë të zbresin dy vende në renditjen e organizmit që qeveris futbollin botëror. Shqipëria ka zbritur dy vende në renditjen e FIFA-s, të publikuar të enjten në faqen e saj zyrtare.
Pas dy ndeshjeve miqësore të zhviluara në 14 dhe 18 nëntor, përkatësisht me Francën 1-1 dhe humbjes 1-0 me Italinë, kombëtarja shqiptare pozicionohet në vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s, me 577 pikë, nga 604 që kishte një muaj më parë duke zbritur kështu dy vende. Janë 27 pikë që u zbriten kuqezinjve për periudhën një mujore, duke bërë që të mbeten në vendin e 50-të, pozicion ky që mban skuadra që mbyll faqen e parë të renditjes së përgjithshme të skuadrave përfaqësuese të botës që bëjnë pjesë në FIFA.
Megjithë lojën e mirë të zhvilluar në miqësoren me Francën dhe barazimin 1-1 që mori në ndeshjen e zhvilluar në Renë, përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka mundur të ngjisë shkallët e renditjes së FIFA-s. Për më tepër që edhe humbja 1-0 me Italinë, e zhvilluar në stadiumin e Xhenovas, I ka hequr 2 pikë kuqezinjve, duke bërë që të zbresin nga vendi i 48-të, në atë të 50-tin. Renditjen e FIFA-s edhe për muajin nëntor vazhdon ta kryesojë Gjermania, kampione e botës, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia, që ndodhen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.