AlbanianSport.com 01/02/2019 23:45
ASNN – Presidenti i Federatës, Martin Biba, zbulon për RTSH-së hollësitë, shpalos synimet e 2019-ës. Vizitë 10-ditore e disa prej mundësve shqiptarë në Japoni, është hapi i parë i një programi stërvitor drejt Olimpiadës së vitit të ardhshëm. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka dhënë edhe hollësitë e kësaj faze stërvitore.
Sipas tij, kjo është një mundësi mjaft e dobishme për 3 nga mundësit më të spikatur shqiptarë. Në 10-ditëshin e dytë të shkurtit, mundja shqiptare është mysafire në Japoni, për të nisur kështu përgatitjet për Lojërat Olimpike të 2020-ës që mbahen pikërisht në Tokio. Për Bibën, kjo është një mundësi mjaft e dobishme për 3 nga mundësit më të spikatur shqiptarë.
Kreu i organizmit që qeveris mundjen në vend thekson se kjo vizitë në Japoni, është hapi i parë i një programi stërvitor drejt Olimpiadës së vitit të ardhshëm. Përtej optimizmit dhe synimeve madhore për këtë vit, presidenti Biba e sheh të vështirë vitin 2019 pa mbështetjen e duhur financiare. Kjo stërvitje e përbashkët e sportistëve shqiptarë me ata japonezë u mundësua nga deputeti japonez, Hiroshi Hase, ish-“kampion olimpik” në stilin greko-romak.