AlbanianSport.com 31/01/2019 18:05
ASNN – 38-vjeçari që ka shënuar 108 gola me 6 klube të ndryshme i bashkohet Bërnlit. Sulmuesi i Stouk Sitit, Pitër Krauç, i cili mbushi 38 vjeç të mërkurën, është drejt rikthimit në Premier Ligën Angleze tek Bërnli, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi mbi bazën e të cilët Sem Vouks të udhëtojë në krahun tjetër. Mësohet se klubi i Stoukut, që militon në nivelin e dytë të futbollit anglez, që njihet si “Çempionship”, do të paguajë një tarifë për sulmuesin 29-vjeçar Vouks.
Krauçi ka luajtur 462 ndeshje në Premier Ligë për 6 klube të ndryshme, duke shënuar gjithsej 108 gola. Ish-lojtari i përfaqësueses angleze ishte pjesë e skuadrës së Stouk Sitit që ra nga Premier Liga sezonin e shkuar. Krauçi ka luajtur gjithashtu në nivelin më të lartë të futbollit anglez për Totenhemin, Aston Vilën, Sauthemptonin, Liverpulin dhe Portsmuthin. Lojtari shtatlartë bëri në moshën 21-vjeçare debutimin në Premier Ligë me Aston Vilën e drejtuar nga trajneri Graham Tejlor.
Ai e nisi me një humbje 2-3 kundër Boltonit në mars të 2002-shit dhe shokët e tij të skuadrës së atëhershëm përfshinin Piter Shmajkelin, Stiv Stountonin dhe Gareth Berrin. Një veteran i 42 ndeshjen me përfaqësuesen e Anglisë, 38-vjeçari ka shënuar më shumë gola me kokë në Premier Ligën Angleze, si dhe ka bërë 152 paraqitje si zëvendësues, edhe ky një rekord në historinë e Premier Ligës. Nga 28 lojtarët që kanë shënuar 100 apo më shumë gola në Premier Ligë, Krauçi është më i vjetri.
Ai plotësoi shekullin e tij të golave duke luajtur për Stouk Sitin kundër Evertonit më 1 shkurt 2017, dy ditë pasi kishte mbushur 36 vjeç. Ai gjithashtu ka shënuar për secilin nga 6 klubet që ka luajtur në Premier Ligë. Vetëm Kreig Bellami, për Koventrin, Njukasëllin, Blekbërn Roversin, Liverpulin, Uest Hemin, Mançester Sitin dhe Kardifin, ka shënuar për më shumë. Piter Krauç i ka shënuar plot 108, domethënë më shumë gola në Premier Ligë, sesa Denis Bergkampi, me 87, Fernando Torresi, me 85 dhe Kristiano Ronaldo, me 84.