AlbanianSport.com 31/01/2019 12:35
ASNN – Futbollisti dhe bashkëshortja paguan plot 12.7 milionë stërlina angleze në 2018-ën. Dejvid Bekham është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj të Britanisë së Madhe, pasi ai ka derdhur në arkat e shtetit vitin e shkuar plot 12.7 milionë stërlina angleze. Një lajm vjen përtej zërave se ish-kapiteni i Anglisë nuk u mor në konsideratë për dhënien e titullit “Sër”, për shkak të investimit të tij në një skemë kinematografike që konsiderohej si shmangia e taksave nga autoritetet tatimore britanike.
Ish-kapiteni i Anglisë dhe bashkëshortja e tij, Viktoria u përballën me një faturë për 12.7 milionë stërlinash nga tatimet për dy bizneset e tyre kryesore. Pavarsisht zërave për mohimin e titullit të nderit për 43-vjeçarin, ai dhe ish-këngëtarja e “Spice Girl”, 44-vjeçarja Viktoria Bekham, u renditn përkatësisht në vendin e 49-të dhe të 50-të në Listën e Taksave të së përjavshmes “Sandej Times”. Javën e kaluar u raportua se ai ndihmoi gruan e tij për biznesin e modës, me një financim prej 23 milionë stërlina.
50 të parët në listën e përpiluar nga gazeta britanike paguan rreth 2 miliardë stërlina tatime në total. Stefën Rubin, pronari miliarder i “JD Sports”, ka rezultuar tatimpaguesi më i madh në Britaninë e Madhe, me një total prej 181.6 milionë stërlinash. Lista nuk përfshin taksat e paguara jashtë shtetit, çka shpjegon mungesën e përfshirjes së pilotit të Formula 1, Ljuis Hemilton. Ai jeton në Monako, ku ekziston një regjim më i lehtësuar tatimor, por këmbëngul se ai paguan disa taksa në Britani të Madhe.