10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Ronaldinjo, Mesi & Garrinça

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2019 16:35

ASNN – 10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, adhuruesit e Kristiano Ronaldos le të zhgënjehen. më poshtë jepen 10 lojtarët më të mirë driblues të të gjithë kohërave. Natyrisht, kjo renditje e “AlbanianSport.com” (e cila ka ardhur në 4 pjesë dhe sot është pjesa e 4-t dhe e fundit) nuk pretendon të kënaqë shijet e secilit sportdashës, pasi dihet që çdonjëri nga ne ka preferencat e veta, por po jep të dhënat për lojtarët që shihen nga një masë e gjerë sportdashësish dhe shumica e specialistëve si driblues klasi, lojtarë të mrekullueshëm dhe me impakt të madh tek sportdashësit.

 

… vijon nga dje

 

  1. Ronaldinjo

Magjistar i topit

 

Me një mori shfaqjesh mbresëlënëse me ekipin kombëtar brazilian, Ronaldinjo shpërtheu në skenën e futbollit pasi ai ndihmoi kombëtaren e tij në Kupën e Botës 2002. Një vit më vonë, Barcelona arriti të tejkalojë Mançester Junajtid për ta afruar atë dhe më pas, siç të gjithë e dine, është histori. Për katër vitet në vazhdim ai do të ishte “mbreti” në fushën e lojës dhe një lojtar që futbollin e shndërroi në art.

Nga lëvizje të befta e pa adresë, tek shpërthimet magjepsëse dhe ritmin e kontrolluar sipas rastit. Mbi të gjitha, ende deri më sot nuk ka një lojtar që të pasojë me lehtësi në perfeksion në pozicionet më të vështira dhe ta bëjë këtë duke buzëqeshur. Ronaldinjo do të mbahet mend për krijimtarinë e tij në fushën e lojës, për pasimet pasionante, driblimet e mrekullueshme që shkonin në cilësinë e nivelit të tij artistik me topin.

Nuk ka qenë qëllim i Ronaldinjos që të jetë futbollisti më i madh i të githa kohërave, por ka pasur një qëllim të argëtojë turmat dhe teleshikuesit, për ta bërë futbollin tërheqës në një dimension social. Dhe ai është mbret në këtë drejtim. Mbetet, padyshim, një nga dribluesit më të mëdhenj të historisë së futbollit.

 

  1. Lionel Mesi

“Pleshti”, i lindur për të dribluar

 

Vendin e dytë në këtë renditje ia japim Lionel Mesit për shkak se në kohën e sotme askush nuk mund të krahasohet me madhështinë e tij në futbollin e luajtur. E ndërsa futbolli gjithmonë e më shumë po bëhet taktik, ku lojtarët respektojnë detyrat e trajnerit dhe individualiteti del në plan të dytë, ende ka futbollistë që e bëjnë futbollin tërheqës me driblimet dhe veprimet e tyre të sakta me topin dhe Lionel Mesi është i tillë.

“Pleshti” argjentinas është lojtar i lindur për të dribluar dhe ai konsiderohet që tani si një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Erdhi tek Barcelona (ekipi i parë) në vitin 2004 dhe u pikas shpejt si një superlojtar, me teknikë të nivelit më të lartë dhe driblues fenomenal. Ashtu si Maradona, Mesin e ndihmon graviteti i ulët dhe mënyra e lëvizjes në fushë, gjë që i bën të ngjajnë si dy pika uji.

Aftësia e Mesit në kontrollin e topit është mahnitëse. Ai njihet edhe për përsosmërinë e kontrollit të korridoreve ku lëviz, aftësinë për të ndryshuar drejtim në mënyrë të paparashikuar dhe për t’iu shmangur sulmeve fizike nga kundërshtarët. Shpejtësia e lëvizjes përmes mbrojtësve i jep një dimension spektakolar futbollit të tij dhe këto aftësi nuk i kanë të gjithë.

Për shkak të nivelit të lartë teknik dhe driblimit me lehtësi, por edhe shpejtësisë në lëvizjet dribluese e bëjnë Mesin të pakapshëm edhe nga të tjerët në këtë listë. 5 “topat e artë” që ai ka fituar deri më tani janë dëshmi e një madhështie futbollistike që nuk mund të mohohet. Dhe ajo që është më mbresëlënëse akoma është se Mesi vijon të dhurojë spektakël, të driblojë, të shënojë dhe të fitojë trofe të tjerë, duke qenë më i miri i kohërave moderne.

Në fund fare, shumë njerëz do të mllefosen pse Mesi nuk është në vend të parë. Por në këtë renditje nuk merren parasysh edhe disa lojtarë që kanë bërë gjëra që as Mesi nuk i bën dot në kontrollin e topit. Prandaj ka një njeri që qëndron në vend të pare.

 

1.Garrinça

Mbreti i driblimit

 

Kolegët e tij e quanin “Mbreti i Driblimit”, por për të mund të përdoren mjaft emra në lidhje me driblimin, sepse aftësinë e tij dribluese nuk e ka pasur as bashkëkohësi i tij Pele, me të cilin luajti në disa botërorë dhe fitoi shumë. Pele u bë i madh nga fitoret e Brazilit sepse në radhët e skuadrës kishte shokë shumë të aftë dhe një prej tyre ishte Manuel Francisko dos Santos, i njohur nga pseudonimi Garrinça. Ai ishte një futbollist brazilian që luajti në krahun e djathtë të sulmit.

Garrinça është konsideruar nga shumë njerëz në sport që të jetë një nga dribluesit më të mirë dhe ndër lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Fjala “Garrincha” do të thotë në shqip “martohem”. Jeta e këtij lojtari magjepsës ishte e shkurtër. Ai lindi më 1933 dhe vdiq më 1983, në moshën 50-vjeçare. Por la prapa një histori suksesi të pabesueshme. Nëse ka një arsye pse ai nuk është më i madhi i të gjitha kohërave është se atë e ka eklipsuar madhështia e Peles.

Garrinça mbahet mend si lojtar me aftësi dribluese fenomenale. Ai zhytej përpara pa u zbuluar nga lojtarët kundërshtarë. Ka meritë në 3 Botërorë për Brazilin, njësoj si Pele. Renditja në vend të parë në këtë listë ka lidhje me një fenomen teknik të pazakontë. Ai ka qenë i lidhur me futbollin në mënyrë të paimagjinueshme. Thonë për Mesin se bën gjithçka, por ky term i shkon për shtat ish-yllit brazilian. Në kohën e tij, por edhe më vonë, thuhet se Garrinça e ka bërë topin të flasë.

Kaq shumë teknikisht e përdorte ai sferën. Kishte vetëm një mënyrë për ta ndalur, ta godisje atë me cfarë të mundje dhe ta pengoje sa të mundje. Thuhet se Garrinça ka luajtur në një formë të tillë sa lojtarët kundërshtarë turpëroheshin dhe nuk donin të luanin kundër tij. U humbiste ekuilibrin dhe i rrëzonte, pasi u merrte mendtë me lëvizjet e tij, pa u dhënë mundësinë as të shohin topin. Është i vetmi futbollist që i ka bërë kundërshtarët të ndihen budallenj në fushë.

Mund të ketë qenë edhe për arsye se driblimi i tij ndihmohej nga fakti se, sipas gojëdhënës, njërën këmbë e kishte pak më të shkurtër se tjetrën. Natyrisht, në kohët e tanishme ai mund të mos kapte formacionin sepse nuk përshtatej me stilin taktik, sepse Garrinca ishte më shumë akrobat, ose aktor cirku, dhe bënte lëvizje me topin që ngjanin më shumë si xhongler sesa lojtar në fushat e mëdha. Në Brazil ka mbajtur dy epitete: “heroi i xhunglës” dhe “gëzimi i njerëzve”. Me të vërtetë mbresëlënëse…!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh