Kushta: S’kemi një projekt afatgjatë, operojmë me zgjidhje të momentit (IV)

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2019 14:45

ASNN – Në një intervistë për gazetën “SOT”, ikona e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Sokol Kushta, thotë se futbolli shqiptar nuk ekziston, ai s’ka as bazat infrastrukturore e as organizimin e klubeve për të qenë i shëndetshëm. Kushta shtron disa pyetje të cilat mbeten pa përgjigje, sepse institucionet përkatëse dhe FSHF-ja janë vetëkënaqur pa bërë llogaritë ku i shpie kjo situatë. Dhe sipas Kushtës, situata është e rëndë, klubet kanë vetëm emrin dhe ka një paqartësi rreth të ardhmes që e bën të zymtë vazhdimësinë.

Duke filluar që të hënën, AlbanianSport.com po jua sjell këtë intervistë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

…vijon nga dje

 

– Çfarë, konkretisht?

– Të rinjtë janë në dilema zgjedhjeje dhe unë nuk e kuptoj pse i mërzisin që i detyrojnë të bëjnë zgjedhje jo në favor të Shqipërisë. Pse nuk shtrohet pyetja çfarë ka ngjarë me lojtarët që refuzojnë të vijnë, se është dhe ky një shqetësim real. E dyta, unë nuk jam bërë lojtar në moshën 23-vjeçare, por dola nga Nën-15-vjeçarët e kështu me radhë. Erdhi dikush e më pa, më ftoi, më provuan, më angazhuan por ai që e bëri këtë kishte sy, prandaj duhet që federata të ketë menaxherë të aftë dhe zyra administrative për vendet e ndryshme. Nuk e di çfarë bëhet me këto zyra tani, se po shoh që elementët po zgjidhen me muhabete shokësh në kafene.

 

– Si e sheh të ardhmen e Kombëtares në këto eliminatore?

– Të zymtë, sinqerisht. Nuk shoh lëvizje që të më gëzojnë, të më japin shpresë, lëvizje që bindin dhe kanë siguri për vazhdimësinë. E përsëris, kanë ardhur 60 lojtarë, unë nuk njoh as 15 prej tyre. Unë nuk e njoh këtë ekip dhe nuk e di e kujt është kjo Kombëtare.

 

– Në FSHF përsëritet e njëjta frazë që thotë presidenti Duka vazhdimisht: Këtë vit jemi shumë më lart se vitin e kaluar….

– Po ku është parë që një njeri që drejton të shajë ndërmarrjen e tij, apo biznesin e tij? Fundja, pse do ta shajë, ai në rregull është. Por statistikat në terren flasin ndryshe. Të nisemi vetëm nga një element, tifozët, ka shumë pak. Me përjashtim të ndeshjeve të mëdha në duelet e tjera stadiumet janë bosh. Vetëm Partizani ka tifozë dhe tifozët e Partizanit e ndjekin skuadrën edhe jashtë fushës së tyre. Kjo skuadër ka histori me tifozët, kur unë ika nga Partizani e lashë me 20 mijë tifozë në stadium. Klubet e tjera i kanë stadiumet bosh.

 

– Është një raport i UEFA-s që konstaton se futbolli shqiptar ka humbur në një vit më shumë se 15% të tifozëve. Rast alarmant, apo jo?

– Nuk besoj se ata të UEFA-s janë më të mirë se ne, por kur kjo çështje paska shkuar deri atje, imagjinoni se si është realiteti këtu. Megjithëse, raportet e shumta që ka sjellë UEFA na zgjojnë edhe në ca drejtime të tjera. Se këtu mendohej se klubet i mban në këmbë federata dhe menaxhimi spektakolar i presidentit, por na doli që paratë që mbakan klubet tona në këmbë i jepka UEFA dhe jo FSHF-ja. Natyrisht një pjesë nga ne e dinte këtë, por njerëzit harrojnë shpesh. Nga ana tjetër, UEFA vuri ultimatum që klubet të jenë shoqëri aksionere. E çfarë bëmë ne? Shndërruam bashkitë në sh.a. dhe drejtori i ujësjellësit në bashki u bë dhe drejtues i “sh.a.”-së, lëvizje qesharake me pasoja të rënda. Tani kërkojmë të krijojmë Ligë Profesioniste, por harrojmë se liga mbështetet tek “sh.a.”-të që tani na dalin skandaloze. Nuk kemi një projekt serioz afatgjatë, por operojmë me zgjidhje të momentit. Dua të veçoj pozitivisht këtu vetëm Skënder Gegën tek Partizani, i cili ka hedhur baza profesionalizmi në futbollin shqiptar, kurse ekipet e tjera janë në anarki. Vetëm në futbollin shqiptar ndodh që presidenti i bën të gjitha, madje dhe golat. Shikoni sa keq sillen me Halilin e Tiranës. Ai ka dhënë paranë dhe tani detyrohet t’u “rrëfehet” atyre që nuk kanë derdhur asnjë qindarkë, për të ardhur keq.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh