AlbanianSport.com 30/01/2019 13:50
ASNN – Los Anxheles Lejkërs pësuan të mërkurën një tjetër disfatë në Konferencën e Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit (NBA), duke u mundur nga Filadelfia 76-ërs me rezultatin e thellë 121-105. Në këtë takim nuk pati kurrfarë historie për Lejkërsat, përpos faktit se po shkojnë drejt zonës së ftohtë të renditjes e rrezikojnë të mos kapin 8-shen që është e domosdoshme për kalimin në fazën e “play-off”-it.
Avantazhi i Filadelfias u pa që në pjesën e parë, të cilin e fitoi 39-20. Një diferencë e madhe që Lejkërsat nuk mundën ta rikuperonin, pavarësisht se e dominuan ndeshjen në pjesët e tjera. 33-25 fitoi skuadra e LëBron Xhejmsit (i cili nuk luajti në këtë takim) pjesën e dytë, ndërkohë që humbi në pjesën e tretë 28-32. Pjesa e fundit ishte më e rivalizuar dhe përfundoi me shifrat 24-25 dhe krejt ndeshja 105-121 për Filadelfian.
Pas këtij takimi, Lejkërsat ndodhen në vendin e 9-të të renditjes në Konferencën e Perëndimit, ku janë parakaluar edhe nga ekipi rival i Kalifornisë, Klipërsat, që janë në vend të 8-të. Skuadra e Lejkërsave ka fituar 26 ndeshje dhe ka humbur 25, duke qenë në ekuilibër mes fitoresh dhe humbjesh, por mjaft dobët për një ekip pretendent në NBA. Tashmë rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në “play-off”.
Duelet e sotme në NBA
(30 janar 2019)
Detroit Pistëns – Miluoki Baks 105-115
Klivlend Kavalirs – Uashington Uizards 116-113
Bruklin Nets – Çikago Bulls 122-117
Hjuston Rokets – Nju Orlins Pelikans 116-121
San Antonio Spërs – Finiks Sans 126-124
Los Anxheles Lejkërs – Filadelfia 76-ërs 105-121