AlbanianSport.com 27.11.2014 11:40
ASNN – Sopoti kthehet tek seria e fitoreve duke mundur Naftëtarin në fushën e këtyre të fundit. Pasditen e sotme është bërë zyrtar lajmi se ndeshja e javës së ardhshme e Sopotit do të zhvillohet në Korçë në stadiumin “Skënderbeu” dhe kundërshtari do të jetë Lushnja. Morali i lojtarëve të Sopotit dhe të drejtuesëve është mjaft pozitiv, pasi trajneri Stojku është duke punuar fort me skuadrën e tij, ndërkohë që portieri Shtrepi është kthyer në një pikë të fortë për skuadrën.
Këto fjalë të mira për ekipin librazhdas vijnë në momentin më të mirë të tyre, pasi arritën të marrin sërish kryesimin pas dështimit të Dinamos këtë javë. Por sfida sërish mbetet mjaft e vështirë, pasi kryesuesit e Sopotit janë vetëm një pikë para Tomorit e Dinamos, që janë me nga 12 pikë secila. Në ndeshjen e radhës janë vënë në dispozicion edhe autobusë falas për tifozët, që do të udhëtojnë drejt Korçës, kjo edhe sipas koordinatorit të klubit librazhdas.
Ekipi vazhdon stërvitjen normalisht dhe sa vjen e përmirësohet. Vendimtar në disa fitore të ekipit të luajtura jashtë ka qenë edhe 20-vjeçari Miljard Polisi, pasi ka shënuar disa gola mjaft të rëndësishëm. Ai e ka shpërblyer tërësisht besimin e trajnerit Gentian Stojku.