10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Pele, Rivelino & Best (II)

Share Button

AlbanianSport.com 28/01/2019 16:55

ASNN – 10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, adhuruesit e Kristiano Ronaldos le të zhgënjehen. më poshtë jepen 10 lojtarët më të mirë driblues të të gjithë kohërave. Natyrisht, kjo renditje e “AlbanianSport.com” (e cila po vjen në 4 pjesë dhe sot është pjesa e dytë) nuk pretendon të kënaqë shijet e secilit sportdashës, pasi dihet që çdonjëri nga ne ka preferencat e veta, por po jep të dhënat për lojtarët që shihen nga një masë e gjerë sportdashësish dhe shumica e specialistëve si driblues klasi, lojtarë të mrekullueshëm dhe me impakt të madh tek sportdashësit.

 

…vijon nga dje

 

  1. Pele

Më i madhi ndër të mëdhenjtë

 

Nëse një lojtar futet në rangun e më të mirëve të të gjitha kohërave, kjo nuk vjen vetëm se ka shënuar shumë gola, ka qenë lider i skuadrës, ka peshë në imazhin e grupit etj, por edhe se ka aftësi dribluese magjike dhe braziliani i madh Pele i ka pasur këto aftësi. Shumë njerëz nuk e dinë që një prej aftësive më të mëdha të Peles në Botërorin e tij të parë në vitin 1958, atëherë vetëm 17 vjeç, ka qenë pikërisht depërtimi në zonat e ngushta të mbrojtjeve kundërshtare me një shpejtësi dhe lehtësi të habitshme.

Ne sot flasim për Pelen nga ca imazhe shumë të pakta aparatesh bardhezi, apo filmime shumë të shkurtra, dhe në futboll konsiderohet tragjedi që mungojnë videot e ndeshjeve të Peles së madh, sepse bashkëlojtarët dhe rivalët, por edhe kronistët e kohës, e cilësojnë atë lojtar fenomenal e të papërsëritshëm në dribling. Pele ka pasur një kontroll të topit prej magjistari.

Ai arrinte të spostohej në lojë përballë rivalëve nga kënde të ndryshme dhe zona fare të ngushta e të vështira. Në një metër katror ai mund t’u ikte njëherësh dy apo më shumë mbrojtësve dhe kjo e bën atë fenomenal. Nëse ai nuk është në vend të parë në këtë listë si dribluesi më i madh i të gjitha kohërave, është se kemi shumë pak pamje filmike për të gjykuar atë nga pikëpamja e sotme.

 

  1. Roberto Rivelino

Një “mashtrues” i lindur i fushave të futbollit

 

Roberto Rivelino mund të duket emër i panjohur në këtë listë me 10 dribluesit më të mëdhenj, por kush e ka parë atë dhe kush ka luajtur përballë tij e di aftësinë e tij të pabesueshme për të dribluar, një nivel driblimi që shumë mirë mund të quhet mashtrues i lindur në fushat e futbollit. Braziliani ka qenë i famshëm sidomos për hapat e tij të lirë në lëvizjen me top.

Për vizionin depërtues në lëvizje, kalimet shumë të sakta, goditjet në rreze të largët nga porta dhe siç thamë aftësi mashtruese të lojtarëve kundërshtarë që nuk ka të krahasuar.

Megjithatë, trashëgimia e Rivelinos qëndron në faktin se ai ishte shpikësi i “rrokullisjes me rrokullisje” ose “elasticiteti ekstrem”, një veprim i kopjuar shkëlqyeshëm më pas nga Romario, Ronaldo, Ronaldinjo dhe deri diku Kristiano Ronaldo.

Megjithëse ai është lavdëruar si shpikësi i këtij stili, Rivelino ka pranuar se ai thjesht e kishte përsosur këtë skemë të cilën ua kishte pikasur shokëve të tij bashkëkohës. Ky futbollist ka jetuar dhe luajtur për t’ua bërë jetën të vështirë kundërshtarëve. Kontrolli i tij me këmbën e majtë në një distancës fare të shkurtër, pothuajse topi ngjitur me këmbën gjatë gjithë kohës, e kanë bërë atë një driblues unikal.

Aq i fortë ka qenë impakti driblues i ish-yllit të Korinthiasit, sa edhe vetë i madhi Maradona është shprehur se e ka pasur frymëzim.

 

  1. Xhorxh Best

Thjesht, Më i Miri (The Best)

 

Nga atdheu i futbollit do të duhej me patjetër të përfshihej një futbollist në këtë listë me 10 yjet e driblimit. Dhe padyshim nga vendi ishullor në veriperëndim të Evropës nuk mund të merret tjetërkush për bazë veçse Xhorxh Best. Mbiemri flet më mirë. Legjenda e Mançester Junajtid është padyshim një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, e nëse është i tillë, kjo vjen për shkak se ishte një driblues i lindur, fenomenal.

Shumë njerëz në Irlandë e kanë përshkruar si një gjeni të futbollit. Ka specialistë në Britani që ende besojnë se Xhorxh Besti është  dribluesi më i madh i të gjitha kohërave. Stili i lojës së Bestit kombinon ritmin, ekuilibrin, mprehtësinë e lëvizjes, gjurmimin, intuitën, lojën me të dy këmbët dhe mposhtjen e mbrojtësve me një lehtësi të pabesueshme.

Sidoqoftë, më shumë Besti ka përdorur këmbën e djathtë, edhe pse luante mjaft mirë dhe me këmbën e majtë. Një tjetër aftësi e tij magjepsëse ishte zhdërvjelltësia për të luajtur me top nga brenda këmbëve dhe nga jashtë tyre, diçka e rrallë, sepse i jepte avantazh kontrollin e hapësirave në fushë. Së fundi, ka një thënie në Belfast që thotë: Pele mirë, Maradona më mirë, Xhorxh Best më i miri.

 

Vijon nesër…

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh