Partizani, fitore “hakmarrjeje” & me vlerë titulli në Korçë ndaj Skënderbeut

Share Button

AlbanianSport.com 26/01/2019 12:45

ASNN – Skënderbeu bie në Korçë, Partizani hakmerret dhe merr 3 pikë me aromë titulli. Të premten pasdite Partizani regjistroi një sukses të jashtëzakonshëm në Korçë, pasi mposhti Skënderbeun “kampion” në fuqi me rezultatin 1-0 dhe mori një 3-pikësh që e diferencon në krye të tabelës së renditjes dhe në të njëjtën kohë e nis mbarë vitin 2019, duke qenë në pozita të forta për të fituar titullin pas 26 vjetësh pritje.

Të kuqtë i nderoi një gol i Esat Malës në pjesën e parë, pasi u shërbye në mënyrë të përsosur nga i riu tjetër cilësor i Partizanit, Jasir Asani. Në këtë ndeshje, “Demat” bënë gjithçka mirë, duke sfiduar edhe topat e borës që tifozët vendas lëshuan si breshëri në fushën e lojës ndaj tyre. Në tërësi pati një ndeshje të mirë nga të dy palët, por Skënderbeu konfirmohet që nuk e ka më forcën e dikurshme.

Dhe duket qartë se të gjitha skuadrat në garë mendojnë tani se mund t’ia dalin me skuadrën korçare të marrin pikët maksimale. Skënderbeu pati një tjetër mangësi në këtë ndeshje, mungesat e shumta të titullarëve, por imazhi i fitores së Partizanit nuk vihet në diskutim, edhe pse e zbehu paksa me kartonin e Trashit në pjesën e dytë, ishte fitore e merituar dhe e pranuar edhe nga vetë presidenti i klubit bardhekuq, Ardian Takaj.

E thënë ndryshe, Partizani është në rritje dhe për titull, kurse Skënderbeu një yll në perëndim.

 

Kategoria Superiore

Java e 19-te

 

Të premten, 25 janar 2019:

Skënderbeu – Partizani       0-1

 

Të shtunën, 26 janar 2019:

Kukësi – Laçi                         0-0

 

Të dielën, 27 janar 2019:

Luftëtari – Kastrioti                (14:00)

Tirana – Kamza                     (17:00)

Teuta – Flamurtari                (17:00)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         Pikë

  1. Partizani        40
  2. Kukësi            34
  3. Teuta              33
  4. Laçi                 30
  5. Skënderbeu  30
  6.        Flamurtari      28
  7. Tirana             17
  8. Luftëtari         17
  9. Kamza            15
  10. Kastrioti 10

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh