AlbanianSport.com 25/01/2019 17:20
ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Peshëngritjes zyrtarizon vendimin, përvijon masat për të luftuar dopingun. Romela Begaj është pezulluar për 8 vjet nga Federata Botërore e Peshëngritjes.
Ndërsa Federata Shqiptare e këtij sporti ka shkuar një hap më larg, duke e pezulluar shtangisten përjetë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, Edlir Memaj.
Sipas numrit 2 të organizmit që qeveris shtangën shqiptare ka përvijuar edhe masat për të luftuar dukurinë e dopingut. Romela Begaj rezultoi pozitive, për herë të dytë brenda po aq vjetësh, në Botërorin e fundvitit 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.